Italianet vijnë në Kosovë, dy ndeshje në Pejë

Hendboll

Italianet vijnë në Kosovë, dy ndeshje në Pejë

Nga: K. G. Më: 23 tetor 2018 Në ora: 11:35
KHF Istogu

Trajneri i Istogut, Faruk Shala, konfirmoi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se skuadra Cassano Magnago nga Italia, te dyja ndeshjet do t’i luajë në Kosovë, në kuadër të Kupës Evropiane. “KHF Istogu dy ndeshjet e raundit të tretë të Challange Cup kundër skuadrës Italiane Cassano Magnago në marrëveshje mes dy klubeve do ti zhvillojë në Kosovë në palestrën ,’Karagaçi’ në Pejë me datë 17 nëntor ora 20:00 dhe me 18 nëntor ora 17:00.

Klubi i hendbollit Istogu (femrat)  me qëllim për ti zhvilluar ndeshjet e kupave evropiane në prani të shikuesve, dhe për të qenë më afër qytetarëve Istogas dhe të Kosovës, si dhe përballimit më të lehtë të kostos financiare të pjesëmarrjes në kupat evropiane ka vendosur ti zhvillojë dy ndeshjet në Kosovë.

Ne falënderojmë të gjithë ata që na përkrahin në çfarëdo forme”, tha Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat