Muaji i hendbollit përmbyllet me ndeshjen historike kundër Gjermanisë

Hendboll

Muaji i hendbollit përmbyllet me ndeshjen historike kundër Gjermanisë

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 12:31
Ilustrim

Superfuqia e hendbollit dhe sportit, Gjermania do të paraqitet para adhuruesve kosovarë të hendbollit. Të dielen (sot) nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë takohen Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë. Është kjo ndeshja më e madhe në histori të kombëtares tonë. Kosova e Gjermania janë në grupin 1 të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2020. Për hendbollistët tanë do të jetë një rast i shkëlqyeshëm për të matur forcat me njërën prej kombëtareve më të mira në botë. Për adhuruesit e hendbollit do të jetë një rast i jashtëzakonshëm për të parë nga afër yjet e hendbollit gjerman e poashtu yjet e hendbollit kosovar që kanë premtuar se do të japin maksimumin për të pasur paraqitje sa më të denjë ndaj Gjermanisë.

Natyrisht Gjermania është favorite e madhe në ndeshjen që do të jetë festë e hendbollit. Me këtë ndeshje mbyllet muaji i hendbollit, në të cilin kishte shumë ndeshje të skuadrave në Kupa Evropiane, shumë ndeshje të IHF Trophy e poashtu ndeshje të kombëtareve A në të dy gjinitë.

Kombëtarja jonë e filloi fazën e dytë kualifikuese në mesjavë në udhëtim ndaj Polonisë. Pësoi me rezultat 37:13, ndërsa lojtarët kanë premtuar se do të mundohen maksimalisht për të përmirësuar përshtypjen, edhe pse Gjermania është edhe më e fortë se Polonia. Përkrahja e tifozëve për djelmoshat tanë do të jetë shumë e rëndësishme në këtë ndeshje historike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat