Gjermania me lehtësi fiton në Prishtinë

Hendboll

Gjermania me lehtësi fiton në Prishtinë

Nga: Kemajl Goca Më: 28 tetor 2018 Në ora: 21:06
Foto nga ndeshja

Kombëtarja e Gjermanisë me lehtësi triumfoi në Prishtinë, me rezultat 30:14 (15:5) kundër Kosovës, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit 1 të fazës së dytë të kualifikueseve për EURO 2020 në hendboll, në konkurrencën e meshkujve. Në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit u tubuan rreth 1500 shikues dhe panë kombëtaren gjermane e cila dominoi takimin. Të parët Kosova avancuan me 1:0 por në minutat vijues nuk i rezistuan superfuqisë botërore.

Në minutën e 30-të gjermanët avancuan me 10 gola epërsi (5:15), ndërsa në periudhën e dytë të lojës djelmoshat tanë nuk kishin fuqi të bëjnë më shumë ndaj një rivalit shumë të fortë. Gjermania zotëroi lojën, nuk lejonte Kosovën që të bëj ndonjë befasi. Përzgjedhësi i Kosovës Taip Ramadani nuk kishte ndonjë zgjidhje për të ngushtuar humbjen. Në minutën e 47-të 8:22 në favor të Gjermanisë. Gjermanët fituan me rezultat 30:14. Kjo është fitorja e dytë për gjermanët në grup dhe humbja e dytë e Kosovës pas asaj nga Polonia. Ndërkaq në ndeshjen tjetër Izraeli fitoi me 25:24 ndaj Polonisë. Gjermania kryeson me 4 pikë, pasojnë Polonia 2, Izraeli 2 dhe Kosova 0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat