Presidenti i Federatës Ndërkombëtare i shkruan Kosovës

Hendboll

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare i shkruan Kosovës

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 17:08
Presidenti i Federatës Ndërkombëtare i shkruan Kosovës

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), Hassan Moustafa, i ka dërguar sot një letër presidentit të FHK-së, Eugen Saraçini përmes të cilës e ka uruar për organizimin e IHF Trophy dhe suksesin e kombëtareve U18 e U20 të Kosovës në këtë ngjarje me peshë.

"I nderuar president, më lejoni të ju përcjell një urim të dyfishtë. Së pari për organizimin e shkëlqyeshëm për të cilin të gjithë pjesëmarrësit janë shprehur të lumtur. Së dyti ju përgëzoj në emër të IHF-së për titujt e kombëtareve tuaja, duke ju dëshiruar fat në të ardhmen", thuhet ndër të tjera në letrën e presidentit Moustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat