Prof. Jupa pa përgjigje, për pak euro fëmijët në rrugë, turp për Ferizajn!

Hendboll

Prof. Jupa pa përgjigje, për pak euro fëmijët në rrugë, turp për Ferizajn!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2018 Në ora: 18:08
Prof. Jupa pa përgjigje, për pak euro fëmijët në rrugë, turp për Ferizajn!

Akademitë sportive janë të mirëseardhura dhe shumë domethënëse për rritjen e nivelit në çdo degë sportive! Pa akademi nuk ka edhe të ardhme sporti. Më shumë bujë u hap akademia e hendbollit në qytetin e Ferizajt, para më shumë se një viti, saqë ishte thënë se do ta na kenë lakmi edhe shtetet e rajonit. Dhe pas pak kohe palestra “Bill Klinton” vlonte nga të rejat e të rinjtë, por duket se edhe po mbyllet akademia për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

Federata e Hendbollit e Kosovës fajin e hedh të Kuvendi Komunal i Ferizajt, që duhet të i investojë, nëse e duan akademinë, ndryshe mund të mbyllet. A duhet të vepron Kuvendi Komunal i Ferizajt? A duhet të lihen me qindra të rinj e të reja të bredhin rrugës, për pak mijëra euro?

A duhet të mbyllet akademia ku është e ardhmja e sportit, sidomos në qendrën e hendbollit. Prof. Ismet Jupa, trajner i mirënjohur, është në situatë të vështirë, nuk ka përgjigjen e duhur, hiq më larg se nesër merret vesh se akademia mund të mbyllet, fëmijët të bredhin rrugëve për fajin e pak mjetet financiare. Kjo do të ishte një turp i madh për të gjithë, sidomos për Ferizajn, që është i dyti për nga fuqia financiare në Kosovë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat