Kçiku mburret me fitoren në ligën gjermane

Hendboll

Kçiku mburret me fitoren në ligën gjermane

Nga: Kemajl Goca Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 14:39
Fadil Kçiku me ekip

Fadil Kçiku, trajner i TSV Fridberg, është i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij me rezultat 31:28 kundër Gunzburgut, në ndeshjen e vlefshme të Ligës së Bayernit në hendboll. Friedber ka mbizotëruar në Gunzburg sidomos në pjesën e dytë të lojës, pasi në periudhën e parë ishin në disavantazh me 3 gola (15:18).  

Një ndeshje e klasit të lartë, por që Fridberg konsolidoi radhët në pjesën e dytë dhe arriti fitore të madhe. "Ekipi kishte probleme në fillim, sepse nuk ishim në gjendje të mirë dhe ishte lojë e shpejt e Gunzburgerit.

Por kur ne kishim kaluar në një mbrojtje 5-1 kundër bartësit të lojës së rivalit Stefan Tischinger, Günzburg nuk kishte më shumë zgjidhje. Kështu që ne arritëm një fitore dhe e festuam. Një fitore shumë e rëndësishme për tifozët tanë pas dy humbjeve në dy ndeshjet e fundi”, tha Kçiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat