Kampioni fiton sfidën në Gjilan

Hendboll

Kampioni fiton sfidën në Gjilan

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 12:56
Pamje nga një ndeshje

Reth 700 shikues e kanë përcjellur ndeshjen më interesante të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Në Gjilan u takuan Drita dhe kampioni aktual, Besa Famgas. Të dy skuadrat i kishin fituar pesë ndeshjet e para. Serinë e fitoreve e vazhdoi Besa, që triumfoi ndaj Dritës me rezultat 35:22.

Tani vetëm Kastrioti e Besa kanë pikë maksimale, nga 12. Prishtina e Drita mbajnë vendet tre e katër me nga 10 pikë.

Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshje tjera të javës së gjashtë. Prishtina fitoi ndaj Zhegrës me rezultat 48:29, kurse Trepça e mposhti Drenicën me rezultat 28:21.

Ndeshja e fundit e javës së gjashtë është ajo në mes të Samadrexhës e Vëllaznimit që luhet të dielen nga ora 18:00.

Drita – Besa Famgas 22:35 (10:18)

Drita: Sylejmani, Buqinca, Mehmeti, Mustafi 1, Maxhera 2, Gubetini 2, Shaqiri 3, Misini 7, Shahini 1, Cimili 3, Azizi 1, Selmani 2, Veliu.

Besa Famgas: B. Idrizi 4, Vokshi 3, Jupa 5, Y. Muqolli, Tetova 2, D. Idrizi 1, Dr. Tahirukaj 4, D. Tahirukaj 5, Ramosaj 1, Kukrika 6, Tafilaj 1, J. Muqolli 3, Berisha, Mehmeti, Broqi.

Prishtina – Zhegra 48:29 (23:12)

Prishtina: Beqiraj, Agushi, Krasniqi 1, Hoxha 3, Ademi 2, Kastrati 5, Visoka 5, Murtezi 1, Bajqinovci 11, Basholli 3, Abazi 4, Gjuka 7, Beshiri 6.

Zhegra: Aliu 8, A. Isufi 4, A. Haziri 7, Kurexhaj, L. Haziri 1, Agushi 2, Jakupi, A. Murseli 4, M. Murseli 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat