Vushtrria e pret Prishtinën, KHF Kastrioti ka formulën për kampionen

Hendboll

Vushtrria e pret Prishtinën, KHF Kastrioti ka formulën për kampionen

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 16:41
Pamje nga një ndeshje

Të shtunën luhen tri ndeshje ndërsa të dielen edhe dy tjera të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo në Vushtrri në mes të Vushtrrisë dhe Prishtinës. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 18:00. Trajneri i Vushtrrisë Arben Parduzi beson në fitoren e radhës, kurse Prishtina me trajneren Zijavere Salihu-Loshi shpresojnë në rezultat pozitiv.   

Vushtrria është e vetmja që i ka fituar të gjitha ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 12 pikë. Prishtina është e katërta me nëntë pikë. Krahas katër fitoreve e ka edhe një barazim e një humbje.

Të dielën (15.30) në Ferizaj Kastrioti sfidon kampionen në fuqi Shqiponjën nga Gjakova. Trajnerja e Kastriotit Vlora Jashari ka formulën e fitores dhe beson e shpreson se pikët do të mbesin në vatër të tyre, kurse trajneri i Shqiponjës Mahmut Sadiku kërkon pikë të plotë në palestrën "Bill Klinton". Vushtrria kryeson me 12 pikë, pasojnë Shqiponja 10, Istogu 10, Prishtina 9, Kastritoi 7 etj.

Të shtunën prej orës 14:30 në Junik luajnë Istogu e Vjosa, kurse në ora 13:30 fillon ndeshja në mes të skuadrave Jusuf Gërvalla e Vëllaznimi.

Ndeshja tjetër që luhet të dielen është ajo në mes të Samadrexhës e Dritës, që fillon në ora 13:00.

Në Ligën e Parë të femrave është java e gjashtë. Të shtunën janë ndeshjet Dukagjini – Deçani (13:00) dhe Trepça – Verona (12:00). Të dielen janë dy ndeshje tjera: Llapusha – Ulpiana (13:00), KEK-u – Prizreni (15:00). Ndeshja mes Ferizajt dhe CLICK luhet më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat