KHF Ferizaj pëson ‘flakaresh’ nga FHK-ja!

Hendboll

KHF Ferizaj pëson ‘flakaresh’ nga FHK-ja!

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 17:16
KHF Ferizaj pëson ‘flakaresh’ nga FHK-ja!

Klubi i sapothemeluar i hendbollit Ferizaj, në konkurrencën e femrave, ka paraqitur dy hendbolliste për regjistrim, si Irena Delkovska dhe Blagica Nakovska nga Maqedonia, por janë refuzuar nga Komisioni për Regjistrim i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Prandaj, ky refuzim është si shuplakë për KHF Ferizajn dhe e bën me dhimbje koke.

“Komisioni për regjistrim i FHK-së në përbërje Faruk Mujka (kryetar) dhe Valbona Mehmeti anëtare, ndërsa mungoi anëtari i tretë Arben Gashi, pasi shqyrtuan kërkesën nr. 184/4 të datës 06.11.218 mori këtë vendim: Refuzohet kërkesa e KHF Ferizaj për regjistrim e lojtareve Irena Delkovska dhe Blagica Nakovska për KHF Ferizaj, për shkak se lojtaret ne fjalë nuk i plotësojnë kushtet sipas Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve, statusi dhe transferimi i tyre të FHK-së.

Arsyetim: Komisioni për regjistrim pasi shqyrtoi kërkesën e KHF Ferizaj për regjistrimin e lojtareve Delovska dhe Nakovska konstatoi se: Lojtaret Nakovska dhe Delovska janë te regjistruara ne KHF Ferizaj dhe ju duhet plotësuar formularin nr. 5.1 të Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtareve , statusi dhe transferimi i tyre. Pasi afati kalimtar ka qenë në muajin korrik, por edhe afati për kalimin e lojtareve me status te lirë (formulari 5.2) te klubeve lojtaret nuk e posedojnë por edhe afati ka skaduar me 15 tetor 2018 ka kaluar, Komisioni morri vendim që kërkesa e KHF Ferizaj te refuzohet si e pabazë dhe jashtë Rregullores mbi regjistrimin e Klubeve, lojtarëve, statusi dhe transferimi i tyre”, thuhet nga Komisioni për Regjistrim i FHK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat