Kapitullimi i klubeve në Kosovë që udhëhiqen nga Serbia shoveniste!?

Hendboll

Kapitullimi i klubeve në Kosovë që udhëhiqen nga Serbia shoveniste!?

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 19:26
Ilustrim

A do të jetë viti 2019 edhe kapitullimi i klubeve serbe që veprojnë ilegalisht dhe nuk njohin institucionet e shtetit të Kosovës? A do të ndërmerren të gjitha masat përkatëse që klubet nga Serbia që mos të mund të futen në territorin e Kosovës?

A do të veprojnë mekanizmat ndërkombëtar të sportit, siç janë UEFA, FIBA Europe, EHF, CEV etj.?  Ka informata se disa nga asociacionet ndërkombëtare sportive po përgatiten që t’i japin fund garave ilegale në shtetin e Kosovës, që organizohen nga Serbia. Shumë shpejt pritet që hovi t’i ndalet këtyre aktiviteteve.

Mekanizmat ndërkombëtar janë të informuar mirë dhe Federatës së Hendbollit së Serbisë iu është tërhequr vërejtja. Mokra Gora nga Zubin Potoku  duket se po i vije fundi i zhvillimit të ndeshjeve në territorin e Kosovës, në kuadër të Superligës së Kosovës në hendboll. Si në futboll, si në hendboll, si në volejboll, si në basketboll e sportet tjera, po i vije fundit, gjasat janë që në vitin 2019 këto aktivitete ilegale të ndalohen. E gjitha mbetet të shihet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat