Disa kishin pritur rivalitet me të madh mes Kastriotit nga Ferizaj dhe Ferizajt, por ashtu nuk ndodhi në parket, në ndeshjen e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll.
Vashat e Kastriotit shënuan fitore bindëse me rezultat 38:25 (19:10) ndaj ferizajasve.
Kastrioti kualifikohet në rrethin e radhës. Në fakt, vashat e Kastriotit me trajneren Vlora Jashari treguan se kush është tash për tash shefi i qytetit për hendboll. Kastrioti çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë veten, sidomos me mbrojtje të fortë, kështu me hapa të sigurt do të luftojnë për trofetë e radhës.
“Nuk do të dorëzohemi kurrë ‘Kastrioti super forca e qytetit’, thonë brenda KHF Kastrioti.
Te Kastrioti Adriana Salihu me 14 gola ka qenë më efikasja, e ndihmuar nga Albulena Basha me 11 dhe te Ferizaj Kaltrina Domaneku u dallua me 13 shënime.