Istogu, gati për italianet

Hendboll

Istogu, gati për italianet

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 19:03
Faruk Shala

Fituesi i Kupës së Kosovës, Istogu, është përgatitur maksimalisht dhe pretendon të bën historinë në garat evropiane, të kualifikohet në mesin e 16-të ekipeve më të mira. Trajneri i Istogut, Faruk Shala, tha se ka njohuri për italianet dhe beson e shpreson se do t’i kalojnë, që të kualifikohen në të tetën e finale së Challenge Cup në hendboll (femrat). Te dyja ndeshjet luhen në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë, me marrëveshje mes klubeve.  Ndeshja e parë luhet nesër në orën 20.00, kurse ajo e kthimit të dielën (me 18 nëntor, 17.00).

“Bota sot”: Sa është i përgatitur Istogu, a besoni se do të arrijë kualifikimin?

Faruk Shala: Ne jemi duke u përgatitur në mundësitë tona, shpresoj që hendbollistet tona të jenë në maksimumin e tyre, të zhvillojmë ndeshje të mirë e të mençur dhe uroj që rezultati të jetë meritorë në bazë të përformancës tonë. Është vështirë të themi se do të kualifikohemi a po jo, por ne shkojmë në çdo ndeshje të japim maksimumin tonë.

“Bota sot”: Sa keni mundur ta studioni skuadrën italiane?

Faruk Shala: Kemi pas raste ti shohim disa ndeshje të tyre. Janë ekip cilësore, të përgatitura. Normalisht sa i përket ligës së tyre, ato e kanë filluar edicionin më herët, kanë zhvilluar një numër me të madh të ndeshjeve se sa ne dhe kjo mund të jetë përparësi e tyre. Luajnë hendboll të shpejtë, mirëpo nuk kanë ndonjë gjatësi të theksuar që është karakteristikë e ekipeve europiane, me të cilat ekipet tona janë përballur në të kaluarën, andaj kjo mund të jetë një përparësi e jona.

“Bota sot”: Dy ndeshje në Pejë, a janë një përparësi?

Faruk Shala: Sigurisht që po, ngase presim përkrahje të fuqishme të publikut istogas dhe të Kosovës. Normalisht, kjo përkrahje do të na motivojë dhe pritet që të na jap më shumë forcë.

“Bota sot”: A jeni të kompletuar dhe a është në formë ekipi?

Faruk Shala: Jemi të kompletuar, fatmirësisht nuk kemi lëndime në skuadër. Jemi të përforcuar me dy hendbolliste me përvojë të skuadrës së Vushtrrisë dhe të kombëtares së Kosovës: Burneta Rama dhe portierja Njomza Kelmendi, të cilat pritet të rrisin nivelin e lojës së skuadrës së Istogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat