Short i vështirë për Istogun, kundër spanjolleve

Hendboll

Short i vështirë për Istogun, kundër spanjolleve

Nga: K. G. Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 11:54
Short i vështirë për Istogun, kundër spanjolleve

Fituesi i Kupës së Kosovës, Istogu, është i pafat në shortin e Kupave Evropiane përkatësisht në Challenge Cup në hendboll (femrat).

Hendbollistet e Istogut do të takohen me skuadrën spanjolle Rincon Fertlindad Malaga, në kuadër të ndeshjes të së tetës së finales.

Sfida e parë është paraparë të zhvillohet me 2-3 shkurt në Spanjë, ajo e kthimit me 9-10 shkurt në Kosovë. Për trajnerin Faruk Shala është një sfidë shumë e vështirë, kur dihet se cilësia është në anën e spanjolleve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat