Kastrioti fiton sfidën me Prishtinën

Hendboll

Kastrioti fiton sfidën me Prishtinën

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 11:27
Kastrioti fiton sfidën me Prishtinën

Kryendeshja e javës së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll në mes të Kastriotit e Prishtinës i ka takuar skuadrës ferizajase. Kastrioti të enjten në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj e mposhti Prishtinën me rezultat 29:25. Ndeshja ishte e fortë, kurse pjesa e parë përfundoi 13:13. Vetëm në minutën e 49-të vendasit u shkëputën në tri gola (22:19). Djelmoshat prishtinas ia dolën të barazojnë rezultatin në 24:24 në minutën 54, por Kastrioti prap ktheu epërsinë duke realizuar tri here rresht dhe në fund fitoi me katër gola dallim. 
Deniz Terziqi edhe njëherë udhëheqi ferizajasit me 13 gola. Te Prishtina u dallua Oltion Beshiri me 11 gola. Kjo ndeshje është dashur të luhet fundjavën e kaluar, por është shtyer pasi Kastrioti luajti ndeshje evropiane. 
Për Kastriotin është fitorja e tetë. Tani Kastrioti është i pari me 16 pikë sa i ka edhe Besa Famgas në vend të dytë. Prishtina kishte mposhtur Besën në takimin e kaluar. Skuadra prishtinase pësoi humbjen e dytë dhe renditet e treta me 14 pikë. 

Kastrioti – Prishtina 29:25 (13:13)

Kastrioti: Kolev, D. Dugolli, K. Syla 1, B. Syla 3, Salihu 1, A. Dugolli, Prekazi 3, Terziqi 13, Ramadani 1, Rudari, Mustafa, Esati, Rajatoski 4, Januzi, Shabani 3
Prishtina: Ademi, Krasniqi 5, Basholli 1, Abazi 1, Beqiraj, Agushi 1, Gashi, Gjuka 1, Beshiri 11, Murtezi, Hoxha 1, Visoka 2, Fetahu, Bajqinovci 2, Batatina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat