Drita kërcënon Prishtinën

Hendboll

Drita kërcënon Prishtinën

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 11:48
Drita kërcënon Prishtinën

Klubi i hendbollit Drita nga Gjilani kërcënon Prishtinën, se do të dal pa pikë nga palestra sportive "Bashkim Selishta - Petriti". “Lufta për titull vazhdon!

Beteja për të fituar titullin kampion vazhdon këtë të shtunë, me ç'rast në shtëpi HC Drita pret HC Prishtinën.

Ndeshja derbi i dy rivalëve të vjetër që aktualisht me pikë të barabarta do zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18.00 në Palestrën Sporteve "Bashkim Selishta - Petriti" në Gjilan.

Përkrahja e tifozëve është e domosdoshme, ndaj djelmoshat bardhekaltër kanë nevojë edhe për lojtarin e shtatë në Palestër”, thuhet nga Drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat