Çfarë bëri Kastrioti me belgët?

Hendboll

Çfarë bëri Kastrioti me belgët?

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 12:26
Pamje nga ndeshja

Kastrioti i Ferizajt është ndalur në rrethin e tretë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) për hendbollistë. Kastriotin e ka eliminuar skuadra belge Vise. Ndeshja e kthimit në mes të Kastriotit e Vises është luajtur në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Fitore të re shënoi skuadra belge me rezultatin 38:26. Belgët herët nisën të shkëputen në rezultat dhe shënuan fitore bindëse. 
Të dielen e kaluar në Belgjikë, Vise kishte fituar me 33:21. Kështu kjo skuadër kalon në rrethin tjetër të garave. Kastrioti ka arritur sukses historik duke e eliminuar në rrethin e dytë të Kupës Sfiduese Tallinin e Estonisë. 
Në ndeshjen e së shtunës me Visen më efikasi te Kastroti ishte Deniz Terziqi me 10 gola. Nga 5 gola i shënuan Rron Ramadani e Festim Mustafa. 

Kastrioti – Vise 26:38 (12:19)
Kastrioti: Kiril Kolev, Korab Sya, Beni Syla, Hamdi Salihu, Arben Dugolli 2, Petrit Prekazi 1, Deniz Terziqi 10, Lulzim Shabani 2, Rron Ramadani 5, Dardan Dugolli, Aldi Rudari, Festim Mustafa 5, Liridon Esati, Pece Rajatoski 1 .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat