Në fundjavë, lideri i Serbisë pa leje do ta shkelë sovranitetin e Kosovës! EHF vepro!

Hendboll

Në fundjavë, lideri i Serbisë pa leje do ta shkelë sovranitetin e Kosovës! EHF vepro!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 18:35
Ilustrim

Të shtunën ose të dielën (me 1 ose 2 dhjetor) në territorin e shtetit të Kosovës, Dinamo e Pançevës, pritet që të luajë ilegalisht me Mokra Gorën nga Zubin Potoku, në ndeshjen e javës së dhjetë të Superligës së Serbisë në hendboll (meshkuj). Dinamo ka nëntë ndeshje dhe po aq fitore dhe të shtunën ose të dielën, pritet të futet në Kosovë.

Mokra Gora si gjithmonë ndeshjet i luan të shtunën në orën 19.00 dhe me gjasë edhe kësaj radhe do të veprojë kësisoj!  Federata e Hendbollit e Kosovës disa herë ka protestuar ashpër në lidhje me aktivitetet ilegale, po ashtu edhe Federata e Hendbollit Evropian (EHF) ja ka tërhequr vërejtjen Federatës së Hendbollit të Serbisë, por kjo e fundit as që do me dëgjuar dhe as që mërzitet për këtë të punë, duke hedhur topin te Qeveria e Serbisë, sipas tyre është punë e Qeverisë.

Image

Dinamo duhet të ndalet edhe nga institucionet tona, sepse një klub apo lideri i kampionatit serb, në asnjë formë nuk mundet as që duhet lejuar që të luajë ndeshjen në një shtet tjetër në kuadër të një shtetit tjetër. Mokra Gora ka vite që vepron ilegalisht dhe nuk njeh institucionet e Kosovës, luan në kuadër të Serbisë.  Presim që kësaj radhe EHF të veprojë dhe që t’ia ngreh veshët Federatës së Hendbollit të Serbisë.  Gjithçka do të shihet të shtunën ose të dielën, se a mundet Dinamo të futet në territorin e Kosovës për të luajtur ndeshjen ilegale me Mokra Gorën, kjo e fundit e mban pozitën e katërt me 10 pikë.  

Edhe ministri i sportit ë Kosovës, Kujtim Gashi, ka thënë se tash e tutje sportistët serbë nuk do të mund të hyjë në Kosovë pa marrë leje paraprakisht nga Federata. Ndërkaq, Federata e Hendbollit e Kosovës, nuk e besojmë t’i jap leje Mokra Gorës për të luajtur një ndeshje ilegale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat