Serbia në pritje të një lajmit të rëndë për Kosovën

Hendboll

Serbia në pritje të një lajmit të rëndë për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 15:01
Ilustrim

Federata e Hendbollit Evropian (EHF), raportohet se disa herë ua ka tërhequr vërejtjen Federatës së Hendbollit të Serbisë, se është e papranueshme që t’i zhvillojnë garat e Serbisë në një shtet tjetër, siç është Republika e Kosovës. Burimet tona kanë mësuar se shumë shpejt Serbia pritet të marrë një lajm të rëndë për Kosovën, se në një shtet tjetër nuk mund t’i zhvillojnë garat.  

“Shumë shpejt pritet të ndalohen garat ilegale të Serbisë në Republikën e Kosovës”, ka thënë një burim për gazetën kombëtare “Bota sot”. Mokra Gora nga Zubin Potoku garon në nivelin më të lart, në Superligën e Serbisë dhe kërkon edhe kualifikimin në garat evropiane.

Megjithatë, klubi që nuk njeh institucionet e Republikës së Kosovës, shumë shpejt do ta marrë goditjen dhe do t’i ndalohen aktivitetet ilegale, ndërsa Federata Serbe do të sanksionohet nëse nuk përfill vendimin e EHF-it!

“Nuk e dimë saktë datën kur do të del EHF me një vendim përfundimtar, por së shpejti do të ndodh dhe futja e klubeve nga Serbia ilegalisht në territor të Kosovës do të marrë fund. Edhe Federata e Hendbollit e Kosovës ka kohë që ka reaguar ashpër dhe vetëm e presin vendimin final apo të plotfuqishëm nga EHF, që të ndal aktivitetet e një shtetit tjetër në një shtet tjetër.

Është skandaloze se si vepron federata serbe, kur dihet se Federata e Hendbollit e Kosovës është e pranuar me të drejta të plota në EHF dhe IHF, kësisoj të drejtën për organizimin e garave e ka vetëm FHK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat