Kastriotët shumë të fortë

Hendboll

Kastriotët shumë të fortë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 12:17
Pamje nga një ndeshje

Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj është luajtur nga një ndeshje e Superligës së Kosovës në hendboll. Të hënën ishin hendbollistet e Kastriotit që fituan ndaj Vjosës me rezultat 29:18. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:6 në të mirë të Kastriotit. Ishte kjo ndeshja e parafundit e xhiros së nëntë të Superligës së hendbollisteve. Më 4 dhjetor luhet takimi Istogu – Drita. 
Për Kastriotin ishte fitorja e gjashtë, ndërsa skuadra ferizajase e ka edhe një barazim që i sigurojnë 13 pikë. Vjosa pësoi edhe humbjen e nëntë rresht.
Ndërkohë të martën ishin hendbollistët e Kastriotit që shënuan fitore në “Bill Clinton”. Ata fituan ndaj Samadrexhës me rezultat 44:22. Kjo ishte ndeshja poashtu e parafundit e javës së dhjetë të Superligës së hendbollistëve. Vushtrria – Drenica luhet më 5 dhjetor. 
Kastrioti në vikend kishte ndeshje ndërkombëtare dhe për këtë arsye ndeshja me Samadrexhën ishte shtyer për të martën. Për Kastriotin ishte fitorja e nëntë. Tani ferizajasit i kanë 18 pikë, sa edhe Besa Famgas. Prishtina është e treta me 16 pikë e Drita e katërta me 14. 

KHF Kastrioti – KHF Vjosa 29:18 (15:6)
KHF Kastrioti: Gurgurovci, Rogova, Gashi 6, Bajrami, E. Reçica 2, Salihu 6, Stagova 5, Basha 6, Trajkovska, S. Reçica 4, Misini.
Vjosa: B. Mehmeti, Hoxha 2, Bli. Hasani 1, B. Hasani 2, E. Imeri 1, V. Imeri 2, Shabani 6, Rama, Mehmeti 4, Salihi.

KH Kastrioti – Samadrexha 44:22 (20:11)
Kastrioti: Kolev, D. Dugolli, K. Syla 3, B. Syla 3, Salihu 2, A. Dugolli 8, Prekazi, Terziqi 3, Ramadani 3, Rudari 6, Mustafa 7, Shabani 4, Esati, Rajatoski 5.
Samadrexha: Jashari 4, Bunjaku, A. Maloku 8, F. Maloku 3, A. Basholli 1, B. Maloku 3, Sh. Maloku, S. Maloku, Sopjani 1, K. Maloku 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat