Fituesja e Kupës së Kosovës numëron problemet

Hendboll

Fituesja e Kupës së Kosovës numëron problemet

Nga: K. G. Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 13:53
Arlinda Krasniqi

Probleme të mëdha për fituesen e Kupës së Kosovës, Istogu! Drejtuesit e këtij klubit numërojnë edhe problemet që kanë me lëndimet e hendbollisteve. “KHF Istogu pas suksesit historik, kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira të EHF Challenge Cup, po përballet me vështirësi të mëdha, pasi që disa nga lojtaret kryesore kanë pësuar lëndime të rënda. Pas Fatlinda Fejzës e cila për një kohë të gjatë është e lënduar, në ndeshjen e dytë kundër Cassano Magnagos lëndim të rëndë kanë pësuar edhe Ketevan Venetsky e cila duhet të operohet dhe pritet që për 6 muaj të jetë jashtë terreneve sportive, po ashtu lëndim të rëndë ka pësuar edhe Burneta Rama, që ka qenë e huazuar nga skuadra e Vushtrrisë për ndeshjet ndërkombëtare, është në fazën rehabilituese dhe do të mungojë po ashtu 6 muaj nga terrenet sportive. 
Fati i keq e ka përcjell edhe njërën ndër hendbollistet më të mira, pivotmenen e Istogut dhe kombëtares së Kosovës, Arlinda Krasniqi, e cila është lënduar në përgatitjet e Kosovës dhe nuk ka mundur të udhëtojë me Kombëtaren në Sllovaki për kualifikime për Kampionatin Botëror dhe pritet të mungojë për disa muaj. Këto lëndime e kanë sjellur në situatë të vështirë klubin e qytetit të Istogut para ndeshjes me Malagën që zhvillohet me 3 shkurt në Malaga. Andaj bordi udhëheqës i KHF Istogut është duke bërë përpjekje maksimale për të siguruar mjete materiale për të siguruar trajtim mjekësor për hendbollistet e lënduara, po ashtu për te trasnferuar hendbolliste nga jashtë vendi me qëllim që të jemi të gatshëm për 1/8 e finales se kupës Evropiane EHF Challenge Cup”, bëhet e ditur nga KHF Istogu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat