Kosova dëshpëron

Hendboll

Kosova dëshpëron

Nga: K. Goca Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 16:59
Kosova dëshpëron

Kosova i nisi me humbje kualifikimet për Kampionatin Botëror në hendboll (femrat). Vashat tona nuk treguan lojën e pritur dhe u mundën me 3 gola dallim (28:25) nga Izraeli, në ndeshjen e parë të grupit 1, që u luajt në palestrën sportive në Sala të Sllovakisë. Izraelitet u treguan më të frytshme dhe arritën me plotë meritë të triumfojnë karshi vashave tona. Fillimi i sfidës ishte mjaft i mirë, kur hendbollistet tona kaluan në epërsi me 4:2 pikërisht në minutën e 10-të, por me kalimin e kohës, izraelitet konsoliduan forcat dhe gradualisht shkëputen në epërsi, duke e thelluar deri në pesë gola (11:16) në periudhën e parë të lojës. Në pjesën e dytë, e njëjta këngë, Kosova luftonte me të gjitha mundësitë që kishte për të  barazuar, kurse Izraeli luante me shumë mençuri dhe nuk lejoj për asnjë koment që t'i rrezikohet fitorja. Hendbollistja Shira Eden Vakrat ka qenë e pamëshirshme, e cila shënoi 12 gola dhe ka qenë fatale për Kosovën. Ndërkaq, Leonora Demaj me 9 gola e saja nuk e ndihmoi kombëtaren tonë për rezultat të favorshëm. Të shtunën Kosova do të ndeshet me Ukrainën (15.30), kurse të dielën me Sllovakinë (18.00).

Kosova-Izraeli     25:28

Palestra e sportit Sala.

Shikues: 150.

Gjyqtarë:  Gianna Stella Merisi, Iuliana Alexandra Rosca (Italia).

Shtatëshet: Ko 3 (2) - Iz. 7 (7).

Përjashtimet: Ko. 8 min.-Iz. 10 min.

Kosova: Mehmeti, Demaj 9, Gjikokaj 5, Marku 3,  Rugova 3, Aliu 2, Kameri 2, Merditaj 1, Ferataj, Mekolli, Osmani, Salihu, Shehdadi, Stagova dhe Zaskoku.

Izraeli: Sonegom Vakrat  12,  Izak 5, Aminov 3, Ashuri 2, O. Cohen 2, Epelboim 2, Barel 1, Levi 1, Ben Itzhak, Ben Zikri, Bertaut, Boronovski, Cohen, Gershon dhe Shaul.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat