Shqiptarja me Malin e Zi startojnë me fitore në Kampionatin Evropian

Hendboll

Shqiptarja me Malin e Zi startojnë me fitore në Kampionatin Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 16:05
Dijana me Malin e Zi startojnë me fitore në Kampionatin Evropian

Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiç, është gëzuar fortë për fitoren në hapje të fazës grupore për Kampionatin Evropian (femrat). Mali i Zi shënoi fitore me rezultat 36:32 ndaj Sllovenisë, në kuadër të Grupit B.

Ndeshja është luajtur në palestrën sportive në Nans, kurse Mali Zi bëri lojë shumë më të mirë, sidomos në periudhën e parë kur ishin në epërsi me 6 gola (18:12). 

Malazezet e fituan takimin dhe dy pikët e para, ndërsa Radiçeviç me 7 gola e Jaukoviq me 6 ishin më efikaset. Të dielën në orën 18.00 Mali Zi takohet me Rusinë, kurse me 4 dhjetor ndeshen me Francën (21.00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat