Humbje e rëndë për Kosovën

Hendboll

Humbje e rëndë për Kosovën

Nga: K. Goca Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 18:47
Humbje e rëndë për Kosovën

Larg, larg shumë larg me cilësi me Ukrainën. Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje të rëndë me rezultat 44:19 (23:7) nga Ukraina, në ndeshjen e dytë të grupit 1 të kualifikuese për Kampionatin Botëror në hendboll (femrat).

Në pjesën e parë gjithçka u bë me dije se Kosova nuk ka forcë edhe as cilësi që të bëjë më shumë ndaj Ukrainës. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 23:7, ndërsa në periudhën e dytë Ukraina thelloi fitoren me 25 gola dallim (44:19).

Hendbollistja Glibko me 9 gola ka qenë më efikasja te ukrainaset, kurse te Kosova Merditaj me 4. Të dielën (nesër) Kosova ndeshet me Sllovakinë, duke filluar nga ora 18.00 në palestrën Sala në Sllovaki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat