Shumë afër Kosovës

Hendboll

Shumë afër Kosovës

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 10:42
Besard Hakaj

Me shumë gjasa Besard Hakaj shumë shpejtë do të vesh fanellën e kombëtares së Kosovës në hendboll. Ka kohë që drejtuesit e Federatës tonë kanë tentuar të angazhojnë këtë lojtar në kombëtaren e Kosovës, por kjo ka mundësi të ndodhë shumë shpejtë. Gjiganti Hakaj është me prejardhje nga Malësia e Plavës dhe Gucisë, ndërsa vite më parë është paraqitur edhe për kombëtaren e Norvegjisë. Ai luan në pozitën e pivotit dhe është i pandalshëm për kundërshtarët. Me shtatin që ka, por edhe korupelncën e teknikën, është lojtar i nivelit më të lartë. Hakaj 28-vjeçar aktualisht po luan me shumë sukses në kampionatin danez, për skuadrën Aarhus. Tërë karrierën Hakaj e ka kaluar në skuadra të Norvegjisë dhe Danimarkës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat