Haradinaj takon hendbollistet e Istogut: E dhimbshme që ende janë pa palestër

Hendboll

Haradinaj takon hendbollistet e Istogut: E dhimbshme që ende janë pa palestër

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 14:17
Ramush Haradinaj takon hendbollistet e Istogut

Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka takuar anëtaret e klubit hendbollistik “Istogu” për t’i përgëzuar për arritjen në të tetën e finales së Challenge Cup.

“Sportistët përditë po na japin mesazhin fantastik se me këmbëngulje mund të kalohen edhe sfidat më të mëdha. Gjatë takimit me anëtaret e klubit hendbollistik të femrave “Istogu”, i përgëzova për arritjen në të tetën e finales së Challenge Cup, duke u renditur në mesin e 16 ekipeve më të mira të Europës. Ndonëse ekipi më i mirë në Kosovë, e dhimbshme se ende janë pa adresë të veten, pa Palestër në qytetin e tyre”, ka shkruar Haradinaj, përcjell KosovaPress.

Ai ka përfunduar duke thënë se Qeveria do t’i mbështesë ato në rrugëtimin drejt majave të hendbollit botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat