Lavdi sportistëve që dhanë jetën për liri!

Hendboll

Lavdi sportistëve që dhanë jetën për liri!

Nga: Dervish Berisha Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 16:45

Debate

Kosova ka kaluar furtuna të ndryshme, sidomos në vitet e 90-ta kur u okupua nga Serbia! Kosova u pushtua nga Serbia shoveniste, i dëbuan shqiptarët nga puna, nga objektet shkollore, nga stadiumet dhe palestrat sportive, ndaluan gjithçka që fliste shqip! Shqiptarët u organizuan, sakrifikuan në të gjitha fushat, mbajtën gjallë sportin në të gjitha disiplinat. Nuk u ndalen, punuan kush më shumë e kush më pak, investuan kush më shumë e kush me pak, u derdh shumë gjak për të ardhur deri këtu ku jemi sot, për shtet dhe me bërë ushtrinë.  Hendbolli dhe hendbollistët krenohen me Ushtrinë e Kosovës. 

Urime të gjithëve, mbarë shqiptarëve kudo që jetojnë e veprojnë. Lavdi trimave, heronjve të Kosovës, që me sakrificën e tyre, sot na e gëzojmë lirinë, andaj Lavdi sportistëve që dhanë jetën për liri, me gjakun e tyre sot na jemi të lirë dhe luajmë në objektet që i ndërtuam me djersën e popullit shqiptar. Hendbollit sot mburret me veprat e sportistëve, hendbollistëve që dhanë jetën për Lirinë e Kosovës, si heronjtë, i madhi Bashkim Idrizi, pastaj Basri Tupella etj. Andaj, çdo herë ju kujtojmë dhe nuk ju harrojmë. Sot jemi me ushtri, që dhjet vjet shtet, gjithnjë e më shumë po forcohemi dhe po bëhemi fuqi.

Është koha të punojmë, dhe me hendboll të rrisim nivelin, të jemi të denjë edhe për rivalët evropian. Kosova sot u bë me ushtri, kjo është një fitore për gjithë shqiptarët, për gjithë sportistët, sepse e realizuam ëndrrën shekullore, fal miqve, fal Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është koha të punoni, të arrijmë suksese në çdo sferë, t’i tregojmë botës se kemi traditë në çdo fushë dhe që moti e kemi merituar të jemi në familjen e madhe ndërkombëtare. Në vitin 2019, ta ngrisim nivelin në secilin sport, shikueshmërinë, të shënojmë rezultate më të mira.

Po e marr shembull hendbollin, është nga sportet e para që u pranua në rrafshin ndërkombëtar përkatësisht në Federatën e Hendbollit Evropian dhe të parët nga sportet kolektive që luajtën në Kupat Evropiane. Është sport me traditë dhe që me pak investime, mund të avancojnë shumë më shumë, ta kthejnë krenarinë që kishim në vitet e 80-ta dhe të marrim rezultate shumë më të mira. Sepse, me rezultatet e deritashme, nuk jemi të kënaqur, e as më cilësi dhe na duhet shumë punë për të arritur aty ku duam të jemi dhe të kemi suksese. Kemi brumë, por nuk kemi kushte, nuk kemi financa dhe kjo po na penalizon në arritjen e sukseseve, sidomos mos puna në shumicën e klubeve.

Autori është ish hendbollist i gjeneratës së artë të viteve të 80-ta

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat