Turqit do të pushtonin ishujt grekë, plani që alarmoi ushtrinë helene

Historia

Turqit do të pushtonin ishujt grekë, plani që alarmoi ushtrinë helene

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

"Nëse turqit do ta çojnë ndërmend të futen në ndonjërin prej ishujve shkëmbor që na përkasin ne, atëherë do t'i sheshojmë ata".

Kjo ka qenë deklarata e Shefit të Shtabit të Ushtrisë së Greqisë Evangelos Apostolakis që ka surprizuar edhe më ekstremistët në Greqi.

Kjo, sepse një deklaratë e tillë shkonte përtej doktrinës ushtarake të Greqisë, raportojnë mediat greke.

Por, duke iu referuar një shkrimi të sotëm të Zougla, duket se Apostolakis e ka bërë këtë deklaratë pasi kishte informacione si forca speciale të Turqisë do të zbarkonin në disa ishuj shkëmbor të kontestuara mes dy vendeve duke risjellë në vëmendje krizën e vitit 1996.

"Apostolakis mundet të jetë vënë në dijeni për një zbarkim të turqve në ishujt shkëmbor, prandaj edhe e ka bërë një deklaratë të tillë", shkruan Zougla.

Deklarata e tij shkaktoi mjaft tension në rajon, ku përgjigja turke ishte e qartë: Provojeni dhe pasojat do të jenë shumë të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat