Kur Stalini urdhëroi KGB-në të vriste aktorin e famshëm amerikan, Xhon Uejn

Historia

Kur Stalini urdhëroi KGB-në të vriste aktorin e famshëm amerikan, Xhon Uejn

Nga: Maria Isabel Carrasco Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 23:46
Xhon Uejn

Përveç garimit kundër njëra-tjetrës në garën hapësinore dhe prodhimin e armëve bërthamore, SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik, morën masa të tjera për të mposhtur armikun e tyre. Siç e dimë, Lufta e Ftohtë kishte të bënte me gjithçka, nga sharjet deri tek tallja e kundërshtarit në mënyrën më krijuese të mundshme, sërish duke e shmangur luftën.

Pikërisht në këtë kontekst, ndodhi kjo histori e çuditshme. Udhëheqësi sovjetik Josif Stalin vendosi të vrasë Xhon Uejnin, një nga aktorët amerikanë më famshëm dhe më të dashur të filmave me kauboj. Po cila ishte arsyeja? Historia pohon se kjo ndodhi për shkak të qëndrimit të hapur të Uejn, dhe komenteve të forta kundër komunizmit.

Por kishte në fakt edhe faktorë të tjerë, dhe nëse vrasja do të ishte kryer, Bashkimi Sovjetik do t’i kishte shkaktuar SHBA-së një goditje shumë të fortë simbolike. Që nga krijimi i saj, kinemaja uestern u bë një nga mjetet më të fuqishme dhe efektive politike.

Nëse analizoni çdo film nga ky zhanër, do të shihni një referencë të qartë për SHBA-në dhe armiqtë e saj që portretizohen përmes personazheve stereotipike negativë. Indianët, meksikanë dhe madje banditët e frikshëm dhe të pamëshirshëm, ishin një përfaqësim i qartë i gjermanëve dhe sovjetikëve, varësisht nga koha kur ishin prodhuar filmat.

SHBA-ja ishte fuqia më e madhe propagandistike në atë kohë, dhe kinemaja rezultoi të jetë një mekanizëm mjaft efektiv. Hitleri e kishte përdorur dendur. Musolinit i dha shumë ide, dhe tashmë Stalini, një dashnor i madh i kinemasë, po bëhej ekspert në këtë fushë.

Image

Ai madje kishte sallë kinemaje private në rezidencat e tij të ndryshme, në të cilat ai do të qante shpesh, duke parë filmat e prodhuar në BRSS dhe në të gjithë botën. Stalini ishte filtri i fundit i censurës, që vendoste nëse një film mund të shfaqej apo jo në Bashkimin Sovjetik.

Interesant është fakti, që pavarësisht se Stalini e urrente SHBA-në dhe sistemin kapitalist, thuhet se ai ishte një fans i madh i filmave perëndimorë. Ndoshta kjo është arsyeja pse ai u njoh edhe me Xhon Uejnin. Sidoqoftë, Stalini e kishte vënë re që kauboi amerikan, ishte i rreptë ndaj sistemit të tij, pasi Uejn mishëronte vlerat dhe moralin amerikan, përmes të cilit një hero i vërtetë amerikan (të gjithë njerëzit në thelb) duhet të qeverisin vetë.

Gjithashtu, duket se ai e besonte se e përfaqësonte këtë edhe në jetën reale. Ai e ndjeu se ishte detyra e tij të shprehte mendimet e tij, kundër kërcënimit të madh të quajtur Komunizëm. Kjo natyrisht i solli disa kërcënime me vdekje. Studiot e filmit i ofruan atij një grup të veçantë truprojash, por si kauboj trim ai e refuzoi ofertën duke thënë:”Nuk do të fshihem për pjesën tjetër të jetës time. Kjo është toka e njerëzve të lirë, dhe unë i tillë do të mbetem!”.

Por kjo nuk i ndaloi rusët të tentojnë që ta eleminojnë. Fatmirësisht, FBI e zbuloi në kohë komplotin kundër aktorit, dhe të parandalojë vrasjen e yllit të Hollivudit. Agjentët e KGB-së u kapën. Ata ishin aq të frikësuar të ktheheshin në Rusi, dhe t’i thoshin Stalinit se kishin dështuar në misionin  e tyre, sa që ranë dakord të punonin si agjentë të dyfishtë për amerikanët.

Uejn ishte shënjestër e një tjetër tentative vrasjeje në Meksikë, ndërsa po xhironte filmin e tij të famshëm “Hondo” në vitin 1953. Dhe pati një tjetër përpjekje kundër tij në vitin 1966, kur ishte duke vizituar trupat amerikane në Vietnam. Sipas biografit të tij Majkëll Mun, ishte parashikuar të qëllohej nga një snajper, por ai u kap menjëherë përpara se të qëllonte mbi aktorin.

Snajperisti deklaroi se ishte dërguar nga Mao Ce Duni, udhëheqësi komunist i Kinës. Për një farë kohe, historia e këtyre atentateve të dështuara ndaj Uejn nuk besohej, dhe cilësohej si një nga sajesat e Luftës së Ftohtë, ose si diçka e shpikur nga agjentët rusë për të përhapur frikë. Megjithatë, kur Uejn u takua me pasuesin e Stalinit, Nikita Hrushovin, dhe e pyeti nëse ishte e vërtetë që koka e tij kishte një çmim në Bashkimin Sovjetik, kreu i Bashkimit Sovjetik tha

se ai ishte një “vendim i Stalinit në vitet e tij të fundit e të çmendura në pushtet”, dhe se ai vetë e kishte anuluar urdhrin.

Marrë me shkurtime nga “Cultura Colectiva” – Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat