100 vjetori i shqiptarëve nga Kosova që mbetën në Kërçovë në vitet 1916-1918.

Historia

100 vjetori i shqiptarëve nga Kosova që mbetën në Kërçovë në vitet 1916-1918.

Nga: Dr. Sc. Ilmi Veliu Më: 23 janar 2019 Në ora: 14:00
Dr. Sc. Ilmi Veliu

Deri në Gostivar, ndertimi i hekurudhes shkonte pa probleme te medha. Por kur ndertimi i hekurudhes arriti ne gropat dhe kodrat e malit Bukovik, (mal në mes të Gostivarit e Kërçovës) rëndesine dhe problemet nuk i ndienë vetem ekspertet gjermanë e bugarë, por shumë më tepër i ndienë kullaketët (puntorë krahu me dhunë) banoret vendas ku kalonte hekurudha dhe shqiptaret e sjellur nga Kosova, po edhe robër tjerë lufte………..

Ushtaret gjermanë dhe bullgarë,të armatosur deri ne dhëmbë, shëtiteshin në mesin e puntorëve-robër (te sjellur nga Kosova e Qameria) ku kujdeseshin qe askush nga ata mos të ikte dhe mungonte ne punen e perditeshme. Kriza ekonomike dhe uria ne kete kohe lufte, edhe me teper e rendonin gjendjen edhe te popullates vendase, të prapambetur dhe  shume te varfer ekonomikisht, e qe nuk kishin mundesi te ushqenin vehten e jo më edhe punëtoret e sjellur nga Kosova e që punonin në hekurudhë……..

Puntorët qe trajtoheshin si rober lufte dhe  ishin sjellur ketu me dhune, qe quheshin ,,Kullakë,, e qe ishin ndertues te kesaje hekurudhe (hekurudha e vogel, Gostivar-Kercove-Oher) si ushqim u jepej nje kilogram buke misëri (Gertuk-kollomoç) dhe nga dy kumbulla te thata ne dite,por kishte dite që mungonte edhe ky ushqim i pakët.

Ndërtimi i hekurudhës përparonte, kurse punëtoret ishin te detyruar te flinin jashta, nen qiellin e hapur, edhe ne dimër edhe ne verë. Me jeten dhe gjakun e tyre eshtë e shenuar çdo pellembën e hekurudhës. Ne malin Bukovik (veri i Kërçovës) dhe malin Presekë (jug i Kërçovës), trashesia e bores në dimër arrinte deri në tre metra…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat