Faktet mbi hapsirën që do të trondisin mendimet që keni deri më tani për botën

Historia

Faktet mbi hapsirën që do të trondisin mendimet që keni deri më tani për botën

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 11:57
Ilustrim

Kur shikoni yjet, çfarë mendoni? Që nuk jemi vetëm? Që hapësira është e madhe?

Ka shumë për t’u çuditur rreth hapësirës. Fakti është që ne nuk i dimë të gjitha përgjigjet në lidhje me të. Ne e dimë se sa e bukur është, por nuk jemi me të vërtetë të sigurtë se sa e madhe është ajo.

Në kohët e lashta, njerëzit besonin se Toka ishte e sheshtë dhe mbahej lart nga tre balena. Sot, ne dimë për Big Bangun, vrimat e zeza, si dhe zgjerimin e Universit. Më poshtë po rendisim faktet për Universin, që do t’ju habisin dhe do ju ndryshojnë mendimin që kishit për botën.

1-99% e materies është hapësirë e zbrazët. Nëse do ta largonit të gjithë hapësirën brenda atomeve tona, atëherë njerëzimi (7 miliardë njerëz) do të mund të futeshin në një kub të sheqerit.

2-Në secilin prej nesh ndodhen atome që dikur ishin pjesë e yjeve të cilat kanë shpërthyer miliarda vite me parë.

3-Një përqindje e vogël e statikës që shfaqet në TV-t tona është muzgu i Big Bang.

4-Sikur të ishit alien duke jetuar 65 milionë vite të dritës larg dhe të shikonit Tokën përmes një super teleskopi, do të shihnit dinozaurë.

5-Një vit në Afërditë është e barabartë me 224 ditë në Tokë, por një ditë në Afërditë është e barabartë me 243 ditë në Tokë. Pra, një ditë është më e gjatë se një vit.

6-Gati të gjitha atomet e hidrogjenit në trupat tanë u formuan si pasojë e Big Bang, rreth 13.7 miliardë vite më parë.

7-Dielli përbën 99.8% të masës së Sistemit Solar. Është aq i madh saqë 1.3 milionë Toka do të mund të zënin vend brenda tij.

8-Ka më shumë yje në Univers së sa kokrra të rërës në Tokë.

9-Universit i vjen era i pjekur, mjedër, proshutë, bajame, rum dhe barut.

10-Yjet e neutronit janë aq të dendur saqë një lugë çaji i përmbajtës së tyre peshon më shumë se Mount Everest.

11-Materia e zakonshme që ne mund ta shohim  përbën vetëm 5% të Universit. 95% i mbetur është energji e erret dhe materie e erret, për të cilët momentalisht dimë shumë pak.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat