Profecitë e fshehta të Benxhamin Dizrealit. “Forcat e padukshme” që kontrollojnë gjithçka

Historia

Profecitë e fshehta të Benxhamin Dizrealit. “Forcat e padukshme” që kontrollojnë gjithçka

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 21:07

Benxhamin Dizraeli, shihet gjerësisht në botën politike, si një nga britanikët më me ndikim të të gjitha kohërave dhe sigurisht të shekullit XIX-të. Ai shërbeu dy herë si kryeministër, dhe ishte zakonisht në qendër të ndryshimeve politike dhe ngjarjeve të epokës, jo vetëm në Uestminster, por në Evropë, në mesin e një bote gjithnjë në ndryshim, dhe në kushtet kur SHBA-ja po bëhej  gjithnjë e më të fortë.

Në 1844, Dizraeli publikoi një roman me titullin “Këningsbaj ose Brezi i Ri”, i cili ishte i llojit thriller, mbi ngjarjet politike të kohës. Por për disa njerëz, veprat përmban të vërteta të fshehura, dhe madje edhe parashikime për një botë që do të vinte.

Romani flet për “forca të padukshme”, që kontrollojnë nga hija veprimet e përditshme, dhe që janë të panjohura për këdo, madje edhe nga shumica e politikanëve. Këto forca, dukej se “formësonin çështjet e Evropës dhe lëvizjet e fshehta revolucionare”.

Ndërkohë që ky është një bast i sigurt, duke pasur parasysh inteligjencën dhe përvojën e politikani britanik në botën politike të mesit deri në fund të viteve 1800, Dizraeli do të kishte një ide të drejtë, se si ngjarje të caktuara do të kishin përparësi mbi të tjerat.

Disa besonin se konceptet e tij, ishin shumë të sakta për t’u shpërfillur. Nën dritën e deklaratave të tij rreth “revolucioneve”, ne shohim ndoshta revolucionin më të madh të shekullit të XX-të, atë Bolshevik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat