Paris-Midi (1919)/Shqiptarët ortodoksë të Amerikës kundër pretendimeve të atyre të Epirit të Veriut dhe të Jugut

Historia

Paris-Midi (1919)/Shqiptarët ortodoksë të Amerikës kundër pretendimeve të atyre të Epirit të Veriut dhe të Jugut

Aurenc Bebja, Francë Nga Aurenc Bebja, Francë Më 15 mars 2019 Në ora: 09:31
Artikulli

“Paris-Midi” ka botuar, të dielën e 9 marsit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me kërkesën e shqiptarëve të Amerikës drejtuar asokohe delegatëve të Shtetit të Pavarur Shqiptar në Konferencën e Paqes, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqiptarët e Amerikës 

“Shqiptarët ortodoksë të kolonisë së Amerikës (Southbridge dhe Centralfalls), më origjinë nga Korça, Përmeti, Kolonja, Gjirokastra, Leskoviku, Delvina dhe Çamëria, sapo u kanë dërguar delegatëve të Shtetit të Pavarur Shqiptar në Konferencën e Paqes një telegram për të protestuar kundër pretendimeve që përfaqësojnë shqiptarët ortodoksë të Epirit të Veriut dhe të Jugut, të cilët kërkojnë aneksimin e tyre në Greqi.

Përkundrazi, dëshira e të gjithë shqiptarëve ortodoksë, refugjatë në Amerikë, është të jenë pjesë e një shteti të pavarur shqiptar. – (Radio.)”

Shkrimi i plotë: Paris-Midi (1919)/Shqiptarët ortodoksë të Amerikës kundër pretendimeve të atyre të Epirit të Veriut dhe të Jugut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat