Gjergj Kastrioti Skënderbeu në veprat e historiografit francez

Historia

Gjergj Kastrioti Skënderbeu në veprat e historiografit francez

Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:46
Foto

Në veprën me titull “Abrégé de l’histoire des Turcs, contenant tout ce qui s’est passé de plus remarquable sous le règne de vingt-trois empereurs,… par le sieur Du Verdier,…Tome 1”, të historiografit francez, Gilbert Saulnier Du Verdier, botuar në Paris në 1665, gjendet një shkrim i rrallë dhe një portret dedikuar heroit tonë kombëtar.

“Skënderbeu, mbrojtësi i shquar i krishtërimit, ishte një njeri aq i madh dhe aq i denjë në kujtesën e të gjithë njerëzve, saqë do të ishte e paarsyeshme ta privonim atë nga një lavdi që i kemi dhënë një princi tjetër më të madh, por jo një kapiten më i shkathët apo më i mirë se ai.

Image
Image

Ne e shtuam pikturën e Tamerlanit të madh me atë të të gjithë mbretërve osmanë, sepse ai ishte njeriu i shekullit, dhe se kishte turpëruar princin më krenar në botë ;

Por edhe ky (e ka fjalën për Skënderbeun) nuk ka qenë më pak i shquar ; madje, ai ka bërë diçka më të madhe se tjetri kundër këtyre sovranëve të frikshëm tokësorë ;

Prandaj i detyrohemi të njëjtin nder, dhe pa bërë ndonjë mëkat ndaj drejtësisë, ne nuk mund të anashkalonim portretin e tij për brezat e ardhshëm, ashtu siç i bëjmë fjalimin e aksioneve të bukura të jetës së tij, në shenjë nderimi ndaj vlerës dhe virtytit të tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat