Le Peuple (1939) / Një letër e mbretit Zog drejtuar Sekretarit të përgjithshëm të kombeve të bashkuara

Historia

Le Peuple (1939) / Një letër e mbretit Zog drejtuar Sekretarit të përgjithshëm të kombeve të bashkuara

Nga: Aurenc Bebja Më: 7 prill 2019 Në ora: 07:29
Ahmet Zogu - Mbret i shqiptarëve

Gazeta franceze “Le Peuple” ka botuar, të martën e 16 majit 1939, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me letrën e mbretit Zog dërguar asokohe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Gjenevë. 15 maj. — Mbreti Zog i Shqipërisë i dërgoi Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, një letër gjerësisht të motivuar, në të cilën ai proteston kundër dhunës së ushtruar prej Italisë në atdheun e tij, për të cilin ai deklaron se rezervon të gjitha të drejtat.

Qëllimi i komunikimit të mbretit Zog nuk është për t’iu referuar Këshillit ose të provokojë një debat mbi ngjarjet e fundit në Shqipëri gjatë seancës së ardhshme, por të kujtohet, nëpërmjet kësaj qasjeje, shkelja e bërë si ndaj Shqipërisë dhe të drejtës ndërkombëtare, e gjitha për qëllime praktike. 

Një nip i mbretit, princi Hysen (Hussein), erdhi të paraqiste sot këtë dokument Kombeve të Bashkuara dhe të specifikojë qëllimin e tij. Ka mundësi që sekretari i Kombeve të Bashkuara, sipas qëllimeve të autorit, do të komunikojë këtë dokument për informacion shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara para mbledhjes së Këshillit të datës 22.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat