Rindërtohet makineria e deshifrimit të kodeve të Luftës së Dytë Botërore

Historia

Rindërtohet makineria e deshifrimit të kodeve të Luftës së Dytë Botërore

Më: 7 prill 2019 Në ora: 15:47
Foto ilustruese

Heath Robinson është rivendosur në Muzeun Kombëtar Britanik të Kompjuterikës. Makineria përfaqësonte një përpjekje për të automatizuar procesin e deshifrimit të kodeve të kapura dhe për shkak të kompleksitetit ju vendos emrin i ilustratorit Heath Robinson.

Rindërtimi i makinerisë ishte sfidë më vete sepse e gjitha që posedonin ekipi prej gjashtë hulumtuesve ishin disa foto.

Sfidë më vete ishte edhe vënia në punë. Makineria e cila u vendos për herë të parë në punë në 1943 në Bletcheley Park, ishte kompjuteri i parë në botë i programueshëm.

Edhe pas lançimit të Colossus në 1944, Heath Robinson vijoi punën edhe u përdor për të deshifruar mesazhet dërguar mes Hitlerit dhe Shtabit të Lartë të Ushtrisë.

Në fund të luftës së dytë botëror ishin vetëm dy “super Robinsonë” në punë dhe dy të tjerë në zhvillim. Makineria qëndroi në funksion deri në 1950.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat