15 prilli: Nga fundosja e Titanikut, te zjarri në ‘Notre Dame’, rastësia e tragjedive në të njëjtën ditë!

Historia

15 prilli: Nga fundosja e Titanikut, te zjarri në ‘Notre Dame’, rastësia e tragjedive në të njëjtën ditë!

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Historia 850 vjeçare që përfaqëson ajo katedrale e bëjnë një prej monumenteve më të veçanta në Evropë.

Por ngjarja e ndodhur më 15 prill ka zgjuar edhe reagimet e shumë njerëzve të fiksuar pas datave dhe rëndësisë që ato marrin në histori, sidomos kur lidhen me ngjarje të bujshme.

Përgjatë historisë, shkruan 360grade.al, më 15 prill kanë ndodhur disa nga tragjeditë më të mëdha dhe ngjarje që kanë tronditur botën.

15 prill 1865 – Presidenti i SHBA-së, Abraham Lincoln vdes pasi ishte qëlluar një natë më parë nga aktori John Wilkes Booth. Lincoln konsiderohet si presidenti më i suksesshëm i SHBA-së, pasi udhëhoqi vendin përgjatë luftës civile duke arritur të ruajë unitetin, shfuqizoi skllavërinë dhe modernizoi ekonominë.

1912 – Anija më e madhe e kohës, Titanik fundoset në oqeanin Atlantik pasi godet një ajsberg. Ky ishte udhëtimi i parë dhe i fundit i Titanik që mori në fund të detit më shumë se 1500 njerëz.

1941 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, 200 bombardime nga ushtria gjermane shkaktuan rreth 1000 të vdekur në Belfast të Irlandës së Veriut.

1989 – Mbipopullimi në stadiumin Hillsborough shkaktoi vdekjen e 96 tifozëve dhe plagosjen e 766 të tjerëve. Ndeshja që luhej ishte ajo midis Liverpool dhe Nottingham Forest.

2013 – Dy bomba shpërthyen gjatë maratonës së Bostonit në SHBA, duke vrarë tre njerëz dhe plagosur 264 të tjerë. Në Irak, një seri sulmesh me bombë shkaktuan vdekjen e 75 njerëzve.

2014 – Shënohet masakra më e madhe luftës civile në Sudanin e Jugut. Të paktën 200 njerëz u vranë teksa kërkonin shpëtim në spitale dhe institucionet e kultit.

2019 – Një vatër zjarri ndizet në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Një pjesë e katedrales shkrumbohet nga flakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat