Urdhëri i mbretit Zog ndaj qeverisë me qëllim organizimin e kurseve të veçanta për gratë në të gjitha qytetet e Shqipërisë

Historia

Urdhëri i mbretit Zog ndaj qeverisë me qëllim organizimin e kurseve të veçanta për gratë në të gjitha qytetet e Shqipërisë

Aurenc Bebja, Francë Nga Aurenc Bebja, Francë Më 18 prill 2019 Në ora: 06:56
Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 20 marsit 1937, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me urdhërin e mbretit Zog ndaj qeverisë me qëllim organizimin e kurseve të veçanta për gratë në të gjitha qytetet e Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbajtja e ferexhes te gratë shqiptare

“Ne e dimë se qeveria shqiptare ka miratuar një ligj që urdhëron heqjen e ferexhes për gratë shqiptare. Megjithëse ky ligj hyn në fuqi me datë 25 të këtij muaji, gratë e pothuajse të gjitha klasave shoqërore tashmë e kanë ekzekutuar atë.

Image

Nga ana tjetër, mbreti Zog urdhëroi qeverinë që të sigurojë në buxhet një shumë të mjaftueshme për të organizuar në të gjitha qytetet e Shqipërisë kurse të veçanta për gratë, për të luftuar analfabetizmin dhe për të dhënë shërbime të përgjithshme dhe praktika mbi zhvillimin fizik dhe moral, në mënyrë që gruaja shqiptare të mund të kontribuojë aktivisht në jetën shoqërore.”

Shkrimi i plotë: Urdhëri i mbretit Zog ndaj qeverisë me qëllim organizimin e kurseve të veçanta për gratë në të gjitha qytetet e Shqipërisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat