Paris-Midi (1919)/Plebishiti i delegacionit shqiptar që SHBA të administrojnë Çamërinë e jugut, territoret shqiptare të aneksuara nga Mali i Zi e Serbia, si dhe Epirin e Veriut që pretendohet nga Greqia

Historia

Paris-Midi (1919)/Plebishiti i delegacionit shqiptar që SHBA të administrojnë Çamërinë e jugut, territoret shqiptare të aneksuara nga Mali i Zi e Serbia, si dhe Epirin e Veriut që pretendohet nga Greqia

Aurenc Bebja, Francë Nga Aurenc Bebja, Francë Më 25 prill 2019 Në ora: 08:17
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Paris-Midi” ka botuar, të dielën e 7 marsit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me propozimin e delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris që SH.B.A-të të ndërhyjnë në administrimin e çështjes shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat - Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqiptarët bëjnë thirrje për plebishit 

Delegacioni shqiptar, pasi u dëgjua nga komisioni i ngakruar për çështjen greke, i dërgoi një shkresë shtesë Kryetarit të Këshillit të Dhjetëve.

 Në rast se kërkesat e parashtruara në memorandumin e paraqitur në konferencë nuk pranohen, ai (delegacioni) kërkon që Asambleja e Lartë t'i japë një mandat Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të marrin dhe administrojnë për një vit territoret e pretenduara nga shqiptarët, domethënë, Çamërinë e jugut, si dhe territoret shqiptare të aneksuara nga Mali i Zi dhe Serbia.

 Nëse Konferenca do të pranojë këtë propozim, shqiptarët do të pajtoheshin, sipas të njëjtave kushte, që i njëjti mandat t’u jepej trupave amerikane për okupimin e Epirit të Veriut, i cili i përket shtetit shqiptar, por që pretendohet nga Greqia.

 Në këtë gjendje, njerëzit, pa ndonjë kufizim, mund të shprehen, të lirë, dhe të manifestojnë vullnetin e tyre në lidhje me aspiratat e tyre kombëtare. — (Havas.)

Shkrimi i plotë: Paris-Midi (1919)/Plebishiti i delegacionit shqiptar që SH.B.A të administrojnë Çamërinë e jugut, territoret shqiptare të aneksuara nga Mali i Zi e Serbia, si dhe Epirin e Veriut që pretendohet nga Greqia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat