Kush e financoi ndërtimin e xhamisë më unike në Maqedoni?

Historia

Kush e financoi ndërtimin e xhamisë më unike në Maqedoni?

Më: 24 maj 2019 Në ora: 11:13
Xhamia e Larme

Xhamia në Maqedoni njihet si xhami unike me dekorim. Njihet si Xhamia e Larme, ose Xhamia e Pashës.

E pikturuar brenda dhe jashtë, xhamia është ndërtuar para 500 viteve. Shumica e xhamive në atë kohë janë financuar për ndërtim nga sulltanët apo bejët, mirëpo kjo është financuar nga dy gra shqiptare, Hurshida dhe Mensurja, transmeton Bota sot

Varret e tyre mund të gjenden në tokën e xhamisë.

Një zjarr  i shkaktuar në shekullin XVII, i ka shkatërruar shumicën e xhamive në qytet, por kjo xhami nuk është prekur.

Është përdorur një teknikë shekullore pikturimi, përmes vezëve. Janë përdorur më shumë se 30,000 vezë.

Xhamia ka qenë po aq unike sa është tani. Dizajne të ndërlikuara me punë dore, xhamia në Maqedoni mbetet si punë arti tejet e veçantë. /Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat