Le Grand Echo du Nord de la France (1923)/Shkëputja e myslimanëve shqiptarë nga Kalifati dhe themelimi i autonomisë fetare të Shqipërisë

Historia

Le Grand Echo du Nord de la France (1923)/Shkëputja e myslimanëve shqiptarë nga Kalifati dhe themelimi i autonomisë fetare të Shqipërisë

Aurenc Bebja, Francë Nga Aurenc Bebja, Francë Më 25 maj 2019 Në ora: 08:44
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Le Grand Echo du Nord de la France” ka botuar, të premten e 6 prillit 1923, në ballinë, një shkrim në lidhje me vendimin historik të ndërmarrë në Kongresin mysliman shqiptar në Tiranë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat - Albania" e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Myslimanët shqiptarë shkëputen nga Kalifati

 “Shkodër, 4 prill – Kongresi mysliman, i mbajtur në Tiranë, vendosi të shkëputet nga Kalifati dhe të themelojë autonominë fetare të Shqipërisë.

 Kongresi vendosi të ndalojë poligaminë, avdeset fetare dhe ferexhen për gratë. Lutjet do të bëhen (recitohen) në këmbë.

 Kjo reformë po shkakton një emocion të madh në Shqipëri dhe është fillimi i një revolucioni të vërtetë në botën myslimane që njoftohet se do të ketë pasoja.”

Shkrimi i plotë: Le Grand Echo du Nord de la France (1923)/Shkëputja e myslimanëve shqiptarë nga Kalifati dhe themelimi i autonomisë fetare të Shqipërisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat