Arkeologët zbulojnë një bust mermeri të perëndisë së verës

Historia

Arkeologët zbulojnë një bust mermeri të perëndisë së verës

Më: 30 maj 2019 Në ora: 23:03
Foto

Një bust mermeri 2,000-vjeçar, i gjetur brenda një muri mesjetar në Romë, mund të përshkruajë fytyrën e Dionisit, perëndisë së lashtë të verës dhe festimit.

Arkeologët zbuluan bustin gjatë gërmimeve të fundit pranë Forumit Romak, në zemër të qytetit, sipas The Local.

Parku Arkeologjik i Koloseumit ndau lajmin e zbulimit në Facebook, duke thënë se busti ishte në ‘gjendje të shkëlqyeshme’.

Sipas ekspertëve, statuja daton nga periudha ndërmjet shekullit të parë para Krishtit dhe shekullit të dytë të erës sonë. Ajo do të restaurohet dhe përfundimisht do të vihet në shfaqje.

Përveç verës dhe festimit, zoti Dionis te grekët e vjetër gjithashtu përfaqësonte pjellshmërinë dhe ekstazën fetare.

Statuja e zbuluar është krijuar prej mermeri të bardhë dhe përpjekjet shtesë të pastrimit mund të zbulojnë edhe më shumë ngjyrën e saj origjinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat