La Charente (1939)/Hitleri kishte planifikuar t’i dhuronte kurorën e Skënderbeut mbretit Zog, por Musolini i kërkoi që ta shtyjë këtë operacion

Historia

La Charente (1939)/Hitleri kishte planifikuar t’i dhuronte kurorën e Skënderbeut mbretit Zog, por Musolini i kërkoi që ta shtyjë këtë operacion

Aurenc Bebja, Francë Nga Aurenc Bebja, Francë Më 31 maj 2019 Në ora: 09:10
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“La Charente” ka botuar, të hënën e 19 qershorit 1939, në faqen n2, një shkrim në lidhje me fatin e kurorës së Skënderbeut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat - Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar  

Musolini i kërkoi Hitlerit kurorën e vërtetë të mbretërve të Shqipërisë që gjendet në Gjermani

“Mes shumë bizhuterive që nazistët, pas Anschluss-it, gjetën në Vjenë, bën pjesë edhe kurora unike dhe e vërtetë e Shqipërisë, të cilën Hitleri e ka transportuar tashmë në Gjermani.

Image

Vitin e kaluar, me rastin dhjetë vjetorit (jubileut) të mbretit Zog, Hitleri kishte përgatitur gjithçka, për t’i “dhuruar” këtë kurorë.

Por Musolini, i cili padyshim kishte idenë e tij, kërkoi të shtyjë këtë operacion, dhe Zogu nuk e mori kurorën e tij të vërtetë. Disa javë më parë, Italia kërkoi nga Fyhreri që t’i dërgonte emblemat shqiptare mbretit Viktor Emanuel, në mënyrë që kurorëzimi të bëhej me të gjithë shkëlqimin e dëshiruar.”

Shkrimi i plotë: La Charente (1939)/Hitleri kishte planifikuar t’i dhuronte kurorën e Skënderbeut mbretit Zog, por Musolini i kërkoi që ta shtyjë këtë operacion

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat