Ky ishte heroi ndërkombëtar

Historia

Ky ishte heroi ndërkombëtar

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 07:23
Dr Jonas Salk

Më 3 qershor të vitit 1995, në moshën 81 vjeçare vdiq Dr Jonas Salk, i cili zhvilloi vaksinën e parë kundër polios.

Duke pasur parasysh frikën dhe ankthin që Poliomeliti kishte shkaktuar gjatë gjysmës së parë të shekullit XX, suksesi i vaksinës në vitin 1955 e bëri doktor Salk hero ndërkombëtar.

Nga viti 1960, megjithatë, Salk ishte gati për punë të tjera. Ëndrra e tij ishte për të krijuar një qendër të pavarur kërkimore, ku një komunitet dijetarësh të interesuar në aspekte të ndryshme të biologjisë mund të merreshin me studimin e jetës.

Instituti sot mban emrin Salk dhe në hyrje të tij qëndron pllakata me këtë mbishkrim: “Shpresa mbështetet në ëndrrat, imagjinatën dhe guximin e atyre që guxojnë për të bërë ëndrrat realitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat