Dibrania e hirshme Vojsava Tribalda Kastrioti, ishte gjak i pastër arbër

Historia

Dibrania e hirshme Vojsava Tribalda Kastrioti, ishte gjak i pastër arbër

Nga: Murat Koltraka Më: 3 qershor 2019 Në ora: 10:46
Vojsava Tribalda Kastrioti

Burimet historike flasin për kohën e ardhjes së grekërve dhe të sllavëve në gadishullin Ballkanik (Ilirik).

Për  shqiptarët nuk ka një informacion të tillë ,pasi nuk janë ardhacak, por autokton që kur lindi jeta në këtë rajon.

Në histori sillen plot shembuj, që shpjegojnë se perandor e mbretër nga vende të ndryshme janë martuar me gra nga shtresa të larta të kombeve të tjera për qèllime politike me interes të ndërsjelltë.Mbreti i Anglisë mori për grua një princeshë spanjolle,cari i Rusisë, një franceze,car S.Dushani mori nje greke, Sulltanët e  Perandorisë  Osmane  martoheshin me gra ; greke,serbe,çifute,armene ,gjeorgjiane e të tjera e të tjera.

Nuk kemi lexuar, as dëgjuar nga të tjerët të jetë debatuar mbi përkatësinë etnike të ndonjerës prej tyre ashtu siç është debatuar  mbi  përkatësinë etnike të Vojsava Kastriotit, shoqe  e Gjonit, nënën e Skënderbeut.

Në thelb të çdo orvatje të  fqinjëve tanë, si gjithmonë qëndron e njejta strategji, tendenca e mohimit të çdo vlere shqiptare, tjetërsimit dhe më pas grabitja prej  tyre.

Kush  shërbeu si bazë rreth debatit mbi përkatësinë etnike të Vojsava Kastriotit?

1.-Autorët bashkëkohës të Skënderbeut  si Gjon Muzaka,Barleti,Volaterano e të tjerë  nuk u shprehën mbi  përkatësinë etnike të Vojsava Kastriotit,jo se nuk e kanë ditur,por nga që  dihej nga të  gjithë  për kohën  e tyre. Kjo u dha shkas studiuesve të mëvonshëm të ndahen në dy grupe.Disa prej tyre u shprehën  për Vojsavën si arbëre,të tjerë e paraqitën atë si serbe, ose bullgare.                                                                                                                

2.-Mendimet e disave mbi Vojsavën i përkasin kohës kur debatohej dhe për Kastriotët si sllav,apo grek , pasi ende nuk kishin dalur në dritë dokumente autentike e dëshmi bashkëkohësish mbi përkatësinë etnike të  Kastriotëve . Për inerci,por dhe për qëllime të mbrapshta ata ecën në këtë linjë duke e paraqitur Vojsavën  të  përkatsisë  etnike sllave.

3.-Disa studiues janë mbështetur në burime jo të sakta. Të tjerë nuk janë treguar të saktë e real, për shkak të distancës së largët, mosnjohjes  së terrenit  administrimit të Pollogut,që zotrohej nga i ati i Vojsavës.

4.-Është abuzuar dhe me trajtën e emrit Vojsava dhe mbiemrin Tribalda ,sikur gjoja tingëllojnë sllavishtë.  Kjo nuk qëndron.Studjuesi Naim Flamuri në studimin e tij ‘’Nëna e Skënderbeut’’ na shpjegon se në malet e Pollogut rritet një lule shumë e bukur me emrin vaissa = vajzë,emër (që po  t’i shtoshë dhe prapashtesën –va ,bëhet vaissa-va,-Vojsava.),që ka ndikuar në marrjen  e këtij emri nga shumë gra e  vajza shqiptare (dhe nga Vojsava Tribalda ) emër që edhe në ditët  tona është i përhapur në  territoret shqiptare,sidomos në Kosovë. Përsa i përket mbiemrit Tribalda, siç do ta shohim dhe më poshtë, s’ka asnjë lidhje me sllavët

I pari që flet për Vojsava Kastriotin është Barleti (1508).Ai shkruan:’’Gruaja e këtij (Gjon Kastriotit  M.K.) e kishte emrin Vojsava ,jo e padenjë për një burrë,mënjëanë i ati shumë fisnik,princ i Tibalëve, më anën tjetër bukuria,sjellja dhe shpirti i saj shumë i lartë përmbi natyrën ë fëmrës.’’  Barleti nuk na e përcakton përkatësinë etnike të Vojsavës,por  po të kishte qenë  serbe  , ose  bullgare  mesiguri nuk do të kishte heshtur. 

Gjon Muzaka në ‘’Memorada‘’ shkruan. ‘’Dhe e ëma e të përmendurit Zotit Skënderbe,bashkëshortja e të përmendurit  Zotit Gjon, e pati emrin Vojsava Tribalda  dhe vinte nga një familje fisnike.’(’2)  Ky është i pari që pëmend mbiemrin Tribalda të Vojsavës, por nuk u shpreh mbi  përkatësinë  etnike të  saj.

Lind pyetja; Pse as Gjon Muzakaj , as Barleti e te tjere bashkekohes nuk u shprehën mbi përkatësinë etnike të Vojsava Kastriotit? Nuk e dinin? Kjo nuk mund të besohet.

Gjon Muzakaj ishte mik i kësaj familje, kushri i parë i Donika Kastriotit, shoqes së Skënderbeut sipas prof. dr. Kristo Frashërit. Përkatsia etnike e Vojsavës ka qenë e ditur, jo vetëm prej tij, por edhe nga të tjerët bashkëkohës të saj. Ata nuk u shprehen mbi përkatësinë etnike të Vojsavës ,jo se nuk e dinin ,por nga që dihej nga të gjithë e kanë quajtur të panevojshme.

Për t’i dhënë përgjigje pyetjes mbi përkatesinë etnike të Vojsava Tribalda Kastriotit, u duhet dhënë përgjigje disa çeshtjeve si ; kush ishin Tribaldët ,cilës etni i përkisnin,(ishin serb,bullgar ,apo arbër?), kush ishte prici i Pollogut dhe ciles etni i perkiste e të tjera. 

Kush ishin Tribalët, cilës etni i përkisnin

Kur botova një shkrim më të thjeshtë mbi përkatësinë etnike të Vojsava Kastriotit në  gazetën e internetit ‘’Kritika’’me 04.05.2011, më shumë si replikë ndaj një pedagogu historie, që e paraqiste serbe Vojsava Kastriotin,mora mbështetje nga  shumë komente të miqëve lexues. Veçoj  ate të Lindës ,shefes së redaksisë së gazetës për historinë , e cila nisur nga qëllimi  i mirë më solli për zgjërim një material burimor plotsues (me ,7 maj .2011). Në respekt të kësaj  zonje të nderuar dhe të dëshirës sime për ta zgjeruar shkrimin tim ,po  informoj se  çfar është shkruar në mesjetë për Tribaldët, kush ishin dhe cili ishte pozicioni gjeografik që ata zinin .

1.--’’ Apiani,historian grek  i lindur në Aleksandri nga fundi i shek I-rë që jetoi deri në vitin  70 të shek.II-të , shkroi veprën’’Historia Romano’’. Në pjesën e IV-të ‘’Illirika’’, tregon legjendën gjenealogjike të lirit.  Iliri  ishte bir i Polifenit dhe Galateas, me vëllezër; Keltin dhe Galin. Bijtë e Ilirit qenë; Enkelau, Autari, Dardani, Medi,Taulanti, ndërsa vajzat ishin Partha, Deaorta dhe Dasara. ‘’     Autari pati bij të tij Tribaldin dhe Skordiskun..

Apiani, (shek,I-II ) i erës sonë, studimet e të cilit ishin të një kohe shumë më të hershme se koha e jetuar prej tij, shkruan se Tribaldët, (vijnë si vijimësi etnike ilire).  (3)   Këtu bëhet fjalë për 5 shek para se sllavët të  vinin në Ballkan.

2.--Katër shek. pas Apianit është leksikografi i Madh Stefan Bizantini,(shek VI –të i erës sonë) nga Kostandinopoja, i cili shfrytëzoi shkrimet e Hekateut, Herodotit, Tukiditit, Eparit, Strabonit, Orosit e të tjerë. Edhe ky shkruan se Tribalët janë fis Ilir . Ky informacion është një shek para ardhjes së sllavëve në Gadishullin tonë.  Nga këta dy burime  të kohës thuhet se Tribaldët ishin fis ilir, pra nuk ishin as serb, as bullgar, por arbër.

Cili ishte pozicioni gjeografik  i fisit të Tribalëve në mesjetën e Kastriotëvë?                                                                                              

1.--Cuditërishtë janë katër autor  të hershëm ;  Straboni,Plini,Ptolemeu dhe Dion Kassi ,të cilët thonë të njetën gjë:’’Fisi ilir i Tribalëve  shtrihet midis Moravës dhe Iskrias.’’  (4)    Plini në librin e tij ‘’Historia e Natyrës’’’ .shkruan ,se Tribaldët janë në kufi me Dardanët,kurse Dion Kassi shkruan , se Tribaldët janë fqinjë me dardanët . Pra  Tribaldët nuk janë as serb ,as bullgar ,por arbër dhe se vendbanimi i tyre midis Moravës së Dibrës dhe Iskrias     përputhet me Pollogun e shumë  përfolur ,princ i të cilit  ishte  i ati i VojsavaTribaldës. ……                                                                                                  

 I cilës etni ishte princi i Pollogut? 

Zotrues i krahinës  së Pollogut nga shumë studjues jepet i ati i Vojsava  Tribalda Kastriotit.Këte e dëshmojnë autorët ; Gjon Muzaka,Barleti,Anonimi në veprën ‘’Punët e ndritshme të zotit Gjergj Kastrioti Skënderbeu.’’(1539),  Françesko Sansovani (1568,)  Lavardini më 1577) e shumë të tjerë.

Siç informohemi  nga z.Piro Prifti  ,në Maqedoni kemi tre vende me emrin Pollog. Eshtë një Pollog [POLLOSHKO] i  lumit të Zi që u hynë në punë ca shqipfolsve tanë në  një front me sllavët kundër historisë së kombit tonë.Një Pollog tjetër është  në bashkinë Novaci , kurse Pollogu i tretë  me të cilin ne kemi të bëjmë është  rajoni që përfshinë Tetovën, Gostivarin dhe Mavrovën. 

Nga kush banohej Pollogu?

Të gjithë informacionet e studjuesve serioz shqiptar e të huaj ,jo sllav ,thonë të njejtën gjë,’’Pollogu në çdo periudhë të histrorisë është banuar vetëm nga arbërit’’.Ja çfar shkruan për këtë shkrimtari ynë i Madh Ismail Kadare:’’Eshtë absurd që shqiptarët nga majat e larta të Shqipërisë të mos e kishin vërejtur këtë fushë aq pjellore para hundës së tyre ,e serbët gjoja e paskan parë këtë fushë të begatshme ,që përtej Danubit,nga Rusia e largët.’’

Studjues dhe historian ndër këta dhe F.Noli sjellin fakte dhe argumentojnë se gjatë shekujve të XIII - XIV  fisnikët arbër sundonin deri në rrjedhën e sipërme të Vardarit,që nga Balshajt,Gropajt,Muzakajt,Kastriotët e të tjerë.Brenda këtij territori përfshihej dhe Pollogu. Princi i Pollogut doemos duhet të ishte arbër, pasi një princ serb ,ose bullgar nuk mund të ushtronte pushtetin e tij i rrethuar nga  princër arbër e sidomos  kur Pollogu ishte i populluar vetëm me arbër.                                                           

Pas vdekjes së Stefan Dushanit dhe rënies së perandorisë së tij ,sipas disa burimeve historike ,fisnikët arbër  u ngritën dhe rimorën territoret e tyre të humbura. Prof. Pëllumb Xhufi në studimin e tij ‘’Zotrimi i Gropajve  të  Dibrës në shek.XIII-XIV ‘’ na sjell një fakt interesant. Zotrues i trevës së Dibrës , pas vdekjes së S.Dushanit, përmendet zhupani i Madh  Andrea Gropa.Ky arriti të presë monedhën e vet, gjë që tregon se ai kishte mundur të ngrejë  një  principatë mjaftë të fuqishme’’.Autori  shpjegon se ai i shkoi në ndihmë vjehrrit të tij , Andrea Muzakës së Beratit  për marrjen e Kosturit , i cili sundohej nga princi serb Marko Krajleviç .Me  rënien e Kosturit , që u kaloi Muzakajve  ,Andrea Gropa u bë sundimtar dhe i Ohrit.  (6)   

Të njetin fat me ate të  M.Krajleciçit patën dhe princër të tjerë serb që sunduan në  territoret tona  të ardhur në  pushtet gjatë  sundimit të S.Dushanit Pra, princi i Pollogt ishte i kombësisë arbëre,nuk mund te ishte as serb,as bullgar.

Kush ishte Vojsava Tribalda?

Eshtë momenti të ndalemi në  një çeshtje. Historiani nga Zvicra O. Shmitt në librin e tij “Skënderbeu”, botimi i vitit 2007 rezulton të ketë shfrytëzuar shumë burime arkivore, sidomos sllave rreth Kastriotëve. Mbi përkatësinë etnike të Vojsavës ai nuk arriti të gjejë ndonjë dokument të besueshëm e bindës  që t’i referohet , por u detyrua të bazohej në një supozim  të paargumentuar (përrallë), kur në fq. 37 të librit të tij shkruan: “…..duhet supozuar se Vojsava do të ketë qene e bija e Grgur Brankoviçit. ” Mbi bazën e këtij supozimi ai nxjerr edhe përfundimin absurd: ”…. . princi Gjergj Brankovic, padyshim kushëri i Skënderbeut”  fq. 55.  (? ! )  

Pra sipas tij Vojsava Tribalda  duhet te kishte mbiemrin Vojsava Brankoviç dhe jo Vojsava Tribalda siç shkruan Gjon Muzaka,Barleti e të tjere bashkëkohës të Vojsavës.

Historiani dibran Hilmi Sadiku në shkrimin e tij mbi përkatësië etnike tëVojsava Kastriotit  shkruan se Andrea Engjell Flav Komneni  (që bëri gjenealogjinë e Muzakajve )e nxjerr Vojsavën nga familja e Muzakajve. Albanologu i shquar  prof.dr.Johan George von Hahn (1811-1869)   antar i Akademisë   së  Shkencave Austriake ,gjatë studimit të shtresës gjeneralogjike të Kostandin Muzakës (e përgatitur nga Andrea E.F.Komneni, ligjzbatuesit te Skenderbeut ),thotë se Vojsava Tribalda,bija e zotit të Pollogut,Momçinit,është gjak prej të Muzakajve pa as më  të voglin dyshim. I këtij mendimi është dhe historiani  gjerman   Franc Babinger(1891-1967).

 Po ky autor, Johan G.v.Hahn shkruan, se Vojsava është nga familja Branai e fisit të Vrano Kontit,që do te thotë se  Vojsava Tribalda me Vrano Kontikn jepen të një fisi.

Gjon Muzakaj për V.Kontin thotë se  një princ shqiptar me titull ‘’Markeze di Tribalda’’ ,që pas vdekjes së Skënderbeut jetonte në Itali  është gjak prej të Muzakajve (në linjë femrore.) (10).

Pra Vrano Konti,ky komandant i shquar në ushtrinë e Skënderbeut , që shkëlqeu dhe  në ushtrinë  e mbrtetit të  Napolit,i cili  mbante dy tituj; duk i Ferrandinës dhe ‘’  Marez di   Tribalda’’  ishte gjak i pastër arbër prej të Muzakajve,mbante të njejtin  mbiemër me Vojsava  Kastriotin mbiemrin Tribalda.     

 Pra, janë disa burime të besueshme të kohës, që flasin se Vojsava Tribalda dhe Vrano Konti ,të dy janë gjak Muzakajsh  në linje femrore,  të dy kanë të njejtin mbiemër  (mbiemrin Tribalda) dhe të dy janë nga e njejta krahinë, Pollogu i Dibrës. (Edhe V.Konti ishte nga rajoni i Pollogut.)

Nga studimi i gjenealogjisë së Kostandin  Muzakaës (vjen dhe një  informacion  tjetër me shumë interes.Vojsava Tribalda është  bij e Maria Muzakës ,(motrës së   Gjin Muzakës , të  atit  të Gjonit .)   (11)    Edhe studjusi  Naim Flamuri në shkrimin e tij ‘’Nëna e Skënderbeut’’ shkruan:’’Gjergj Kastrioti  lindi  nga nëna  shqiptare  me fe ortodokse arbëre,as sllave ,sa greke ‘’….Po ky autor shkruan se Skënderbeu i kishte dajat në Gradec (në kilometrin e 13 të rrugës Gostivar-Tetove, 25 km e gjatë) ,pasi e ëma e tij ishte bijë e kësaj  qyteze të Pollogut me emrin e lashtë Draodakum,i cili edhe sot i ruan rrënojat e mureve  rrethues.

Fan Noli dha mendimin e tij se Vojsava vinte nga një degë e fisit të Muzakajve 

Aleksandër Cutolo ne veprën e tij ‘’Mbi Skënderbeun’’në fq 20 , botuar në Milano 1940 shkruan ‘’Gjoni mori për grua princeshën Vojsava ,të bijën e një kreu tjetër shqiptar të shkëlqyer,zotit të Pollogut.’’

Ka plot studjues e historian të tjerë që argumentojnë se  dibrania e hirshme ,Vojsava Tribalda Kastrioti, është e përkatësisë arbërore

Pse themi dibrania e hirshme? -- Dibra  në mesjetën e Kastriotëve shtrihej  nga malsitë  e Prizrenit në veri deri në afërsi të Ohrit në jug dhe nga rrjedha e Vardarit në lindje ,deri në Ultësirën matjane  në perëndim  dhe zinte vend qëndror në  trevat  shqiptare.Brenda këtij territori përfshihej dhe Pollogu ,vendlindja e Vojsava Tribalda Kastriotit.

Nuk mund  të lë pa përmendur  se  ky rajon në  tërë  historinë e vet ka nxjerr trima  dhe trimëresha, që i kanë shërbyer kombit në ditë të vështira. Nga Gradeci, vendlindja e Vojsavës , është  dhe Ministri  i I-rë i  Mbrojtjes së Qeverisë së  Parë Shqiptare të Ismail Qemalit,z. Muhamet Deralla.

Mbështetur   në dëshmitë  e Muzakajve,të A,G.v.Hahn,të Babingerit,të F.Nolit, të H.Sadikut,të   N.Flamurit e shumë të tjerëve  dhe në   mungesë të një dokumenti  bindës të kundërt   me ta , mendoj se hidhet mjaftueshëm dritë për të pranuar se   dibrania e hirshme Vojsava Tribalda Kastrioti  ,e ëma e Skënderbeut, i përkiste  etnisë arbëre dhe jo asaj serbe, apo bullgare. 

Ndoshta atje në Kastriotin e Dibrës , kjo zonjë  shumë e nderuar (shtatëlartë,elegante,tepër modeste ,e pa imitueshme,ndër gratë më të bukura të Europës për kohën e saj (sipas disa studjuesve),  duhet të këtë përkundur djepin  e Heroit tonë Kombeta ,Gjergj  Kastriotit ,që mahniti botën me veprën e  tij legjendare historike  ,i cili duke mbrojtur vendin e tij , mbrojti dhe kontinetin tonë , kur  shtetet europiane ishin në  proces formimi.                                                   

Jo rrall në ekranet tona,ose në shtypin tonë të përditshëm na shfaqen  ca ‘’intelektual ‘’ si mbjellje e huaj ne token tonë,te cilët sulmojnë simbolet tona kombeëtare.Ata vihen në një rrjesht me fqinjët tanë te cilet na kërkojnë të ndryshojme dhe historinë,që ajo të pastrohet nga patriotizmi ,atdhedashuria,të mohohet kontributi historik i martëve të këtij kombi,të rënë në mbrojtje të territoreve tona pikërishtë me paraardhësit  e tyre pushtues.Fqinjet tanë , për interesat e tyre  janë nacionalist ekstrem, kurse ne na rekomandojnë dhe na venë  kushte për të qenë sa më liberal. !  ? U  kujtojmë  këtyre  pseudointelektualeve tanë  të rritur , arsimuar ‘në këtë vënd , ate që na njofton  ne dhe gjithë botës një zonjë  e nderuar, Edit Durhan ,se më 1913 , në  Reçak të Gostivarit (në Pollogun e Vojsavës) 200 gra ,fëmijë e pleq u mbyllën në dy shtëpi dhe u dogjën të gjalle  nga serbët në vendin e tyre pa i patur borxhe  askujt..

Si ua lejon ndërgjegjia këtyre shqipfolsëve tanë të tregohen kaq të papërgjegjshëm ,jo ngase nuk e dijnë, por se ashtu duan  ta thonë ,t’ua transmetojnë brezave  se e ëma e Skënderbeut na qenka sllave, një genjeshër e pastër e pabazuar në asnje dokument burimor  real dhe të vërtetë. Per nje sherbim te ketij lloji është shprehur mjaftë bukur Akademiku i njohur shqiptar Rexhep Qosja kur shkruan:’’Ciraku për gjithëçka që thotë ,për gjithëçka që bënë, mendon se sa do t’i pelqejë  zotrise (padronit)të tij?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat