Histori, çfarë ka ndodhur më 15 qershor

Historia

Histori, çfarë ka ndodhur më 15 qershor

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 07:51
UEFA

1215 – Mbreti Xhon i Anglisë vë vulën mbi dokumentin Magna Carta (Karta e Madhe) – dokumenti i parë imponuar mbi një Mbret nga një grup vasalësh për të kufizuar me ligj kompetencat e mbretit dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre nga pushteti absolut.

1389 – Beteja e Fushë Kosovës: Perandoria Osmane mposht serbët dhe boshnjakët. Ndërsa serbët po mundeshin, një kalorës i quajtur Milosh Obiliq, bën sikur dorëzohet, por kur e çojnë para sulltan Muratit, ai nxjerr thikën dhe e vret, kjo sipas epikës serbe – epika shqiptare tregon se vrasësi i sulltanit ishte shqiptar me mbiemrin Kopiliq, çka lë të kuptohet se në betejë kundër osmanëve në Fushë Kosovë morrën pjesë dhe humbën jo vetëm serbët e boshnjakët (quhet humbje serbe, ndoshta sepse mbreti serb Llazar u vra në atë luftë) – kështu, Beteja e Kosovës u gdhend në kujtesë, duke u bërë simbol i patriotizmit dhe dëshirës serbe për pavarësi nga sundimi osman gjatë shekullit XIX, por edhe nxitëse e nacionalizmit serb gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftës së Kosovës në fund të shekullit XX.

1648 – Margaret Jones ekzekutohet me varje në Boston nën akuzat për magji – ekzekutimi i parë i tillë në Koloninë e Gjirit Masaçusets.

1667 – Kryhet transfuzioni i parë i gjaku të një njeriu, nga Dr. Jean-Baptiste Denys. Mjeku francez transfuzioi me sukses rreth 350 gram gjak nga një dele në një djalë 15-vjeçar, i cili kishte humbur gjak. Djali mbijetoi.

1752 – Benjamin Franklin dëshmon se rrufeja është energji elektrike (datë tradicionale, data e saktë nuk dihet).

1864 – Themelohet Varreza Kombëtare amerikane e Arlingtonit, kur 200 hektarë tokë (ish pronë e komandantit të ushtrisë së Konfereratës Robert E. Lee) caktohen zyrtarisht nga ana e sekretarit të Luftës, Edwin M. Stanton, për krijimin e një varreze ushtarake.

1877 – Henry Ossian Flipper bëhet i pari kadet afrikan amerikan që diplomohet nga Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara.

1888 – Princi i kurorës Frederick William Victor Albert bëhet Kaiser; ai do të jetë perandori i fundit i Perandorisë Gjermane. Më 1918, pas humbjes në luftën e parë botërore, Gjermania u bë republikë. Perandoria gjermane nganjëherë është quajtur ‘Reich’ që do të thotë ‘Mbretëri’.

1896 – Cunami më vdekjeprurës në historinë e Japonisë vret më shumë se 22.000 njerëz.

1916 – Presidenti amerikan Woodrow Wilson nënshkruan ligjin për përfshirjen e lëvizjes ‘Boy Scouts of America’ (BSA), duke e bërë atë organizatën e vetme rinore amerikane me statut federal. BSA, e themeluar në vitin 1906, ka sot rreth 3 milionë anëtarë, ku fëmijët edukohen me frymën e patriotizmit, besnikërisë dhe guximit.

1940 – Lufta e Dytë Botërore: Operacioni Ariel – trupat Aleate fillojnë të evakuojnë Francën, pasi Gjermania mori Parisin dhe pjesën më të madhe të vendit.

1954 – SHBA; në Wheaton, pranë Çikagos, Illinoi, lindi James ‘Jim’ Belushi, aktor, komedian, muzikant; filloi të tërheqë vëmendjen e publikut dhe botës së artit në vitin 1982, kur u bë pjesë e programit televiziv “Saturday Night Live”, ku vëllai i tij John Belushi kishte qenë i famshëm; pastaj Xhim u përfshi në filma në role mbështetës e kryesorë, si dhe në serialin televiziv ‘According to Jim’ (2001 – 2009). Jim Belushi vazhdon të jetë aktiv në skenë, në TV dhe në filma. Ai gjithashtu shkruan, si dhe këndon me grupin bluz, ‘the Sacred Hearts’. Babai i Xhimit, Adem ose Adam, ishte emigrant shqiptar; nëna e tij, Agnes, ishte bijë emigrantësh shqiptarë nga Ohajo. Jim ishte i treti i katër fëmijëve të familjes Belushi. Vëllai më i madh, John, i cili gjithashtu u rrit të bëhej aktor i njohur komik, vdiq tragjikisht nga një mbidozë droge në vitin 1982, në moshën 33 vjeçare, në kulmin e suksesit.

1954 – Formohet në Basel të Zvicrës, UEFA (Bashkimii i Shoqatave Evropiane te Futbollit).

1985 – Piktura e Rembrandit, “Danae”, sulmohet nga një personi, cili hedh acid sulfurik në kanavacë dhe e godet atë dy herë me thikë (më pas personi do të diagnostikohej i çmendur). Restaurimi i pikturës zgjati 12 vjet. Danae (nëna e Perseut, mitologji) është pikturuar në shtrat, lakuriq, duke përshëndetur Zeusin i cili e mbars atë në formën e një dushi të artë. Danae është cilësuar si nga pikturat më të mira të Rembrandit, por gjithashtu ka qenë vështirë për t’u shitur për shkak të përmasave të mëdha (185 cm x 203 cm). Edhe pse gruaja e Rembrendit, Saskia, ishte modeli origjinal për Danaen, Rembrandi më vonë ia ndryshoi fytyrën me atë të dashnores së tij, Geertje Dircx. Piktura gjendet në Muzeun Hermitage, St. Petersburg, Rusi.

1994 – Izraeli dhe Vatikan vendosin marrëdhënie të plota diplomatike. Sot këto marrëdhënie shihen nga të dy palët si të balancuara në aspektin politik dhe teologjik. Papa Françesku vizitoi Izraelin maj 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat