Stefani Kuolek, shpiku materialin që përdoret sot për prodhimin e jelekëve anti-plumb

Historia

Stefani Kuolek, shpiku materialin që përdoret sot për prodhimin e jelekëve anti-plumb

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 21:48
Foto

Stefani Kuolek, ishte një kimiste polako-amerikane, karriera e të cilës në kompaninë e njohur amerikane Dupont zgjati për mbi 40 vjet. Ajo ishte duke u përpjekur të prodhonte një material të ri sintetik, që do të përdorej për prodhimin e gomave të lehta, duke i ndihmuar makinat të kishin një efikasitet më të madh në përdorimin e karburantit.

Materiali që ajo zhvilloi u bë i njohur si Kevlar, dhe patentën për të këtë material ia shiti kompanisë ku punonte. Kevlari u përdor në më shumë se 200 produkte, duke përfshirë raketat e tenisit, trupat e celularëve, çizmet, dhe jelekët anti-plumb. Që nga viti 2018, ajo është e vetmja grua që ka fituar Medaljen prestigjoze Lavuazje. Numri i jetëve të shpëtuara nga jeleku anti-lumb me Kevlar, është i pamundur të vlerësohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat