Le Temps (1927)/Marrëveshja e qeverisë shqiptare me Vatikanin për të plotësuar aspiratat e popullsisë katolike të veriut

Historia

Le Temps (1927)/Marrëveshja e qeverisë shqiptare me Vatikanin për të plotësuar aspiratat e popullsisë katolike të veriut

Nga: Aurenc Bebja Më: 20 qershor 2019 Në ora: 11:58
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Le Temps” ka botuar, të martën e 27 dhjetorit 1927, në faqen n4, një shkrim në lidhje me marrëveshjen ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Vatikanit me qëllim plotësimin e aspiratave të popullsisë katolike të veriut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania)”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 Vatikani dhe Shqipëria

Romë, 26 dhjetor.

 Z. Vrioni, ministri i jashtëm shqiptar, kryetar i misionit shqiptar për të përfunduar një marrëveshje me Vatikanin, bëri deklaratën e mëposhtme për gazetarët :

 “Misioni shqiptar ka fuqinë e plotë për të nënshkruar marrëveshjen për të cilën pikat e saj kryesore janë miratuar tashmë nga qeveria.

Image

 Në lidhje me emërimin e peshkopëve, duhet të theksojmë se në vendin tonë të gjitha fetë tolerohen. Shqipëria është në thelb laike, por të gjitha fetë mbrohen dhe garantohen me Kushtetutë.

 Selia e Shenjtë do të jetë në gjendje të zhvillojë aktivitetin e saj brenda kufijve të përcaktuar nga ligjet e shtetit. Aspiratat e popullsisë katolike të veriut do të realizohen.”

Shkrimi i plotë: Le Temps (1927)/Marrëveshja e qeverisë shqiptare me Vatikanin për të plotësuar aspiratat e popullsisë katolike të veriut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat