Filbi, njëri nga spiunët më dinakë të shekullit XX

Historia

Filbi, njëri nga spiunët më dinakë të shekullit XX

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 07:38
Harold Adrian Russell “Kim” Philby

Qeveria britanike më 1 korrik të vitit 1963, pranon se ish-diplomati i saj, Harold Adrian Russell “Kim” Philby, kishte vepruar si agjent sovjetik.

Dezertim i tij në Bashkimin Sovjetik në janar 1963 ishte një prej momenteve më dramatike të Luftës së Ftohtë.

Filbi ishte përjashtuar vite më parë nga shërbimi i zbulimit britanik MI6 –  ai dyshohej si spiun e tradhtar. Në rrezik për t’u arrestuar, Filbi kërkoi ndihmën e qendrës në Moskë. Në janar 1963, ndërsa punonte si gazetar për Observer dhe  Economist dhe ndodhej në Bejrut, Liban, Filbi i hipi një anije ruse me destinacion Odesën.

Larg nga të priturit si hero, Filbi u mënjanua nga KGB-ja sovjetike, e cila frikësohej se ai mund të ishte agjent afatgjatë i dyfishtë i perëndimit. I vetmuar, Filbi gjeti shishen si ngushëllim duke u dhënë pas pijes.

Por në aspekte të tjera, ai u trajtua mjaft mirë, thonë biografët, më mirë sesa qeveria sovjetike trajtonte popullin e vet; atij iu dha një makinë, një vilë e mobiluar, furnizime rregullisht me ushqime të përzgjedhura, edhe nga jashtë shtetit, me të gjitha ato që nuk i kishin munguar në Londër, madje edhe grua, Philby u martua, me gruan e tij të katërt, Rufina Pukhova, e cila në kujtimet e saj shkruan se Filbi kurrë nuk shprehu keqardhje që u arratis, por mbeti i zhgënjyer, i tronditur kur pa njerëz të varfër të rreckosut dhe kuptoi se “ne po ndërtojmë komunizmin” nuk kishte ndodhur. Ai gjithashtu tentoi vetëvrasje, por kurrë nuk foli për t’u kthyer në Angli.

Harold Adrian Russell “Kim” Philby vdiq në Moskë në vitin 1988, në moshën 76 vjeçare; ai është cilësuar si një prej spiunëve më dinakë të shekullit XX.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat