Makina e famshme e sovjetikëve që fshihte mesazhet që u dërgonte aleatëve

Historia

Makina e famshme e sovjetikëve që fshihte mesazhet që u dërgonte aleatëve

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 21:26
Makinë

E krijuar në fundin e Luftës së Dytë Botërore, dhe e futur në përdorim në vitin 1956, makina “Fialka” shërbeu për të kriptuar mesazhet që u dërgonte aleatëve të saj, 

Ky ishte një mision i frikshëm: kampionia e dikurshme në fushën e kriptografisë, makina gjermane “Enigma”, ishte zhbërthyer. Dhe për më tepër, duhej që çdo sistem i ri i komunikimit të ishte jo vetëm i pathyeshëm, por që gjithashtu të funksiononte në gjuhë të ndryshme si polonisht, hungarisht, gjermanisht, rumanisht, spanjisht dhe natyrisht rusisht.

Bashkimi Sovjetik, kishte pra nevojë për një mrrekulli teknologjike. Kështu lindi Fialka, që në rusisht do të thotë “Vjollcë”. E krijuar në fundin e Luftës së Dytë Botërore, dhe e futur në përdorim në vitin 1956, Fialka zëvendësoi Albatross, një makineri kodimi sovjetike, që ishte në fakt edhe më komplekse sesa Enigma gjermane.

Nga vitet 1970, makineria e kriptimit Fialka, u përdor gjerësisht nga Pakti i Varshavës dhe nga vende të tjera komuniste. Ajo ishte në funksion deri në fillim të viteve 1990. Megjithatë ekzistenca e Fialka-s, mbeti një sekret i madh. Rusia nuk publikoi asnjë informacion rreth kësaj makinerie, deri në vitin 2005.

Deri më sot, grumbullimi i detajeve mbi këtë pajisje mbeti një sfidë. Por më në fund çdo amerikan, mund ta shohë atë personalisht:Një mostër e tij, u shfaq në këtë vit në Muzeun e ri të Spiunazhit të KGB në Nju Jork. Modeli, është ndër makineritë e para të këtij lloji që është shfaqur ndonjëherë për publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat