Kush ishte princesha me mustaqe për të cilën u vetëvranë 13 persona

Historia

Kush ishte princesha me mustaqe për të cilën u vetëvranë 13 persona

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 11:31
Foto

Zahra Khanom Tadj es-Saltaneh ishte princesha e Iranit. Ajo konsiderohej si gruaja më e bukur e Iranit në atë kohë. Në Persinë e shekullit të 19-të sa më shumë mashkullore të qe një grua, aq më e bukur ishte.

Ajo ishte një grua revolucionare që konsiderohej edhe si ‘feministe’, në atë kohë dashuria e burrave për këtë princeshë ishte shumë e madhe thuhej se 13 të rinjë filluan të bëjnë vetvrasje pasi që dashuria e tyre u refuzua nga ajo.

Zahra Khanom Tadj es-Saltaneh ishte princeshë iraniane. Princesha ka qenë e martuar me Amir Hussein Khan Shoja’al Saltaneh me të cilin kishte katër fëmijë. Vajzat e saj konsideroheshin si gratë më të bukura dhe se kishin trashëguar tiparet e nënës së tyre.

Ajo ishte shkrimtare, piktore, intelektuale dhe aktiviste që organizonte mbrëmje literature një herë në javë. Thuhet se Zahra ishte gruaja e parë që hoqi hijabin (mbulesën) në gjyq dhe veshi rroba të stilit perëndimor.

Në bazë të dhënave historike, pricesha vdiq në vitin 1936 në rrethana të panjohura deri më tani. Thuhet se trupi i saj pushon në varrezat Zahir-OD Doëleh në Tajrish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat